Rrjeti i Trafikut të Drogës që Çavez Krijoi me Sinaloa-n & që Mbajti Maduron në Pushtet

/

Të dhënat e autoriteteve amerikane mbi Cartel de los Soles, thonë se regjimi i Çavezit dhe makina “narkokratike” dyshohet se kanalizoi qindra ton kokainë dhe fentanil në SHBA dhe Europë.

Cartel de los Soles, një rrjet trafikimi droge që sipas hetimeve federale, u krijua nën Hugo Çavez dhe u “trashëgua” nga Nicolás Maduro, ka qenë në qendër të akuzave serioze nga autoritetet amerikane për vite me radhë, duke përbërë një mekanizëm kyç për financimin dhe mbijetesën politike të regjimit.

Sipas provave të paraqitura nga SHBA-të, Venezuela vepronte si një shtet kyç tranziti për kokainën dhe opioidet sintetike, në bashkëpunim me kartele të fuqishme meksikane, kryesisht Sinaloa. Rrjeti dyshohet se kanalizoi deri në 250 ton drogë çdo vit në tregjet në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Emri Cartel de los Soles vjen nga shenjat dalluese të oficerëve më të lartë të forcave të armatosura të Venezuelës, të cilët, sipas akuzave, monitoronin rrugët, portet, aeroportet dhe kufijtë, duke siguruar transportin e papenguar të ngarkesave. Ministrat, guvernatorët dhe zyrtarët shtetërorë dyshohet se ofronin mbulim politik dhe operacional, ndërsa aktorët financiarë ndërmerrnin pastrimin e parave të zeza.

Peshë e veçantë iu dha dëshmive të ish shefit të inteligjencës ushtarake Hugo Carvajal, i njohur si El Pollo, i cili pas ndarjes me Maduron bashkëpunoi me autoritetet amerikane, duke përshkruar një shtet thellësisht të korruptuar ku pushteti politik dhe krimi i organizuar vepronin si një sistem i vetëm.

Arrestimet në vitin 2015 të dy nipërve të Maduros në Haiti me 800 kilogramë kokainë në një aeroplan privat që ishte ngritur nga një terminal presidencial në Karakas, shkaktuan gjithashtu tronditje. Sipas dosjeve të çështjes, të ardhurat kishin për qëllim financimin e fushatave politike, duke forcuar më tej akuzat për trafikim të organizuar nga shteti.

Autoritetet amerikane pretendojnë se rrjeti ishte zhvilluar që nga epoka e Çavezit, me krijimin e laboratorëve të paligjshëm të kokainës dhe fentanilit dhe bashkëpunimin me organizatat guerile si FARC, të cilat përdornin zona kufitare të pakontrolluara për trafikim.

Pavarësisht presionit dhe sanksioneve ndërkombëtare, regjimi i Maduros mohoi çdo përfshirje, duke pretenduar për komplot imperialist. Megjithatë, për Uashingtonin rasti i Venezuelës ishte një shembull tipik i narko-dominimit, ku një regjim autoritar shfrytëzoi krimin e organizuar si një mjet pushteti, me një kosto të rëndë sociale për popullin dhe një ikje masive të miliona qytetarëve jashtë vendit.

Sa më sipër, shqiptarëve u kujton Shqipërinë dhe qeverinë e tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Urdhëroi Përgatitjet për Pushtimin e Groenlandës – NATO në Rrezik Shembjeje

Next Story

Giorgia Meloni për SHBA-të: "Çfarë Duhet të Bëjmë me Amerikën?"

Latest from Info