Minneapolis: Protestues të Armatosur të Krahut të Majtë Kundër ICE, Dalin në Rrugë!

/

“Kjo është lagjja ime!” – bërtasin në rrugë.

E majta ekstreme në Minneapolis po armatoset dhe po bën roje kundër ICE-së.

Video tregon njërin prej tyre me një pushkë sulmi duke bërtitur: “Kjo është lagjja ime!”

Situata në qytetin verior mbetet kritike dhe trazirat vazhdojnë pas vrasjes me gjakftohtësi të Renee Nicole Goode nga një agjent i ICE-së, teksa ajo goditi me makinën e saj një oficer dhe po përpiqej të largohej.

Burri në video shihet duke thënë se rreth 50 persona të armatosur kanë dalë në rrugë, mjaftueshëm për të shkaktuar masakër dhe gjendje konflikti civil.

Këta përveçse të majtë, duhet të jenë edhe të paguar, sepse nuk ka asnjë shkak pse të dalin në rrugë, teksa shteti i tyre është kapur në abuzime me fondet e ndihmave në vlerë miliona dollarë.

Mesa duket leftistët dhe kapitalistët sorosianë vetëm në Minesota mundën të bindin disa për të dalë me armë, vallaha për të mbrojtur qytetin e tyre, nga vetë shteti, që po e bën më të sigurtë jetesën e tyre, teksa nuk po hyjnë më ilegalë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Senatori Amerikan Paralajmëron Sirinë & Turqinë: "Ndaloni së Godituri Kurdët, Përndryshe…!"

Next Story

Spanja Ble Uranium nga Rusia për të Përmbushur Nevojat e Saj për Energji Elektrike!

Latest from Info