“Republika Islamike e Iranit nuk fillon kurrë një luftë, por nëse i imponohet një luftë, do të mbrohet me forcë”, tha ai.
Guterres bën thirrje për “dialog” për të shmangur një krizë me pasoja katastrofike.
Irani duhet të jetë gati “për luftë”, tha sot zëvendëspresidenti i vendit Mohammad Reza Aref, përballë kërcënimeve për një ndërhyrje ushtarake amerikane.
“Sot, duhet të jemi gati për luftë. Republika Islamike e Iranit nuk fillon kurrë një luftë, por nëse i imponohet një luftë, do të mbrohet me forcë”, theksoi ai, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Isna.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, bëri thirrje sot për dialog me Iranin, veçanërisht për programin e tij bërthamor, në mënyrë që të shmanget një krizë me “pasoja katastrofike për rajonin”.
“Ne dënojmë fuqimisht represionin e tmerrshëm që ka ndodhur në Iran”, tha shefi i OKB-së gjatë një konference për shtyp në selinë e organizatës në New York.
“Po i ndjekim me shqetësim diskutimet që po zhvillohen dhe besojmë se është e rëndësishme të vendosim një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore dhe kështu të shmangim një krizë që mund të ketë pasoja katastrofike për rajonin”, vazhdoi ai.

