Thriler në Athinë: Izraelite u Gjend e Vdekur në Hotel – Ishte e Lidhur & e Abuzuar

/

53-vjeçarja dyshohet se është skenariste dhe u gjend nga vëllai i saj.

Një grua 53-vjeçare, shtetase izraelite, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve, gruaja, e cila dyshohet se ka është skenariste / regjizore, po qëndronte në hotelin në rrugën Lekka ku ishte vendosur prej datës 4 shkurt.

Trupi i saj i pajetë u zbulua nga vëllai i saj, i cili po e kërkonte, pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete.

Sipas të njëjtave informacione, në trupin e 53-vjeçares u gjetën shenja mavijosjeje në qafë dhe në gjymtyrët e poshtme, ndërsa po shqyrtohet mundësia që ajo të ketë qenë e lidhur para vdekjes.

Gjetjet në kombinim me kombësinë e viktimës kanë shkaktuar shqetësim të madh tek autoritetet e hetimit penal.

Forcat e policisë dhe një mjek ligjor shkuan në vendngjarje, ndërsa u urdhërua autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë po mbledhin pamje nga kamerat e sigurisë dhe po marrin deklarata nga stafi i hotelit.

Hetimi paraprak është në ecuri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lista e Njerëzve të Famshëm të Përmendur në Dokumentet e Epstein

Next Story

Ndryshon Strategjia e Moskës: “Do të Çlirojmë Territoret nga Kharkiv Deri në Odessa”!

Latest from Info