Harari: “Liria e Fjalës është Ekstremizëm!”

/

Yuval Noah Harari godet sërish dhe komenton blerjen e Twitter nga Elon Musk: “Liria e fjalës është ekstremizëm!”

Blerja e Twitter nga Elon Musk duket se ka mërzitur shumë njerëz dhe ka shkaktuar reagime nga ata që kundërshtojnë vullnetin e lirë dhe fjalën e lirë, siç është eksponenti i mirënjohur dhe kyç i “The Great Reset”, Yuval Noah Harari.

Ky personazh i errët, që po e ndriçon profilin e tij, teksa është shfaqur publikisht tashmë, deklaroi se liria e fjalës dhe e shprehjes, që është parimi bazë i Republikës, na qënka “ekstremizëm”.

Pa liri të fjalës nuk ka Demokraci, themi ne.

Qartë i mërzitur Harari dhe shoqëria e tij, pasi të gjithë tani do të jenë në gjendje të shprehen në Twitter pa censurë dhe të shprehin mendimet e tyre:

“Twitter nuk është sheshi i qytetit ku të gjithë mund të shprehin pikëpamje të moderuara në mënyrë që të arrijnë një konsensus, është një arenë gladiatorësh, ku disa përpiqen të mbizotërojnë pikëpamjet e tyre ekstremiste”, tha njeriu që i konsideron të varfërit të panevojshëm, as për skllevër të elitave!

Pra, me këtë argument të çmendur, Yuval Noal Harari tregon qartë fytyrën diktatoriale të konstilacionit global, duke e penguar tjetrin të shprehë këndvështrimin dhe mendimin e tij, pasi kjo konsiderohet “ekstremizëm” dhe ata që shprehen lirshëm “ekstremistë”.

Veçse “ekstremistë” përkufizohen dhe janë klasa e establishmentit që ka kontroll dhe pushtet mbi gjithçka, ose thuajse mbi gjithçka.

Është e qartë se ambasadorët e “The Great Reset” nuk i pëlqejnë praktikat demokratike.

Por ata nuk guxojnë t’i thërrasin gjërat totalisht hapur, nga frika se mos zgjojnë vetëdijen kolektive të njerëzve.

Ata e dinë shumë mirë fuqinë e fjalës dhe për këtë arsye prej vitesh janë përpjekur të ndalojnë të dëgjohen pikëpamje të kundërta.

Që programimi i pavetëdijes kolektive të masave të ketë sukses, duhet dëgjuar vetëm një pjesë e propagandës.

Nëse dëgjohen të tjera, atëherë rezultati i tij anulohet.

Rrethet ekstremiste që kanë dominuar planetin vitet e fundit pas humbjes së Donald Trump në SHBA (sido që ndodhi) e dinë shumë mirë këtë.

Blerja e Twitter nga Elon Musk ka qenë një humbje e madhe për establishmentin.

Yuval Noah Harari, është i njëjti që tha se në “Njerëzimin e ri” që po vjen, shumë punë do të zhduken dhe prandaj ata që i kanë bërë do të bëhen të parëndësishëm dhe për rrjedhojë do të jenë “tepricë”.

Ata nuk do të shërbejnë më as si skllevër, e as si shërbëtorë, sepse edhe për këto “detyra” do të duhet të “përmirësohen” për t’i kryer, pasi siç thotë konstilacioni global, edhe truri do të zëvendësohet nga “materia jo organike” dhe nanorobotët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ja Pse Dha Dorëheqjen Liz Truss

Next Story

Belgjikë: Shuhen Dritat në Bashkitë e Belgjikës nga 00:00 - 05:00

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është