6 të arrestuar pasi pajisje shpërthyese të bëra vetë u dhfaqën në protestën e Gracie Mansion (jashtë banesës së Kryebashkiakut të NY), që i detyruan njerëzit të iknin për t’u fshehur dhe shpëtuar.
Gjashtë persona janë në paraburgim pasi dy pajisje shpërthyese të bëra vetë u hodhën jashtë Gracie Mansion të shtunën gjatë protestave konkurruese, paralele, anti dhe pro myslimane, duke shkaktuar panik.
Dhjetëra demonstrues dhe kundërprotestues ikën ndërsa tymi filloi të dilte nga një pajisje që dukej se kishte një fitil të ndezur dhe ishte mbështjellë me shirit ngjitës. Nuk pati të lënduar nga shpërthimi rreth orës 12:30 të mesditës, tha policia.

Një pajisje e panjohur shpërtheu në Gracie Mansion të shtunën, duke shkaktuar një re tymi dhe duke nxitur kaos, sipas burimeve dhe policisë.

Jake Lang, një person me ndikim konservator i krahut të djathtë, organizoi demonstratën “Ndal Islamizimit të New York City” jashtë Gracie Mansion, rezidencës zyrtare të kryetarit të bashkisë Zorhan Mamdani.

Një djalë i ri u pa duke mbajtur bombën në dorë, që u hodh gjatë protestës jashtë Gracie Mansion.

Katër persona, përfshirë një të ri që shihet duke mbajtur pajisjen e panjohur, u arrestuan.

Pajisja e panjohur që shpërtheu jashtë Gracie Mansion të shtunën, më 7 mars 2026.
Një pajisje e dytë u pa gjithashtu, sipas NYPD.
Këto pajisje ishin kavanoza qelqi të mbështjellë me shirit elektrik që përmbanin bulona, vida dhe dado, me një fitil “që mund të ndizej”, sipas NYPD.
NYPD po heton ende nëse pajisjet e bëra në formë artizanale, ato që nuk shpërthyen, ishin funksionale dhe nëse përmbanin ndonjë material shpërthyes, tha Komisionerja Jessica Tisch.
NYPD po vazhdon hetimin së bashku me Task Forcën e Përbashkët Kundër Terrorizmit, thanë burimet e policisë.
Dy persona janë në paraburgim pas incidentit të hedhjes së bombës, apo granatës artizanale.

Tubimi anti-musliman jashtë Gracie Mansion u organizua nga person i krahut të djathtë, Jake Lang, i cili u fotografua duke mbajtur një sprej me piper në mes të kaosit.
Kurse kundërprotestuesi pro islamit, Emir Balat, 18 vjeç, e ndezi dhe e hodhi bombën artizanale në këmbët e protestuesve dhe kalimtarëve të East End Street dhe East End Avenue. Bomba goditi një ndarëste plastike dhe më vonë u shua vetë, tha policia.
Personi i dytë, i cili është identifikuar paraprakisht si 19-vjeçari Ibrahim Nikk, dyshohet se ia dorëzoi pajisjen Balatit, thanë autoritetet.
Duket se Balat ka ndezur një bombë të dytë të improvizuar, të cilën e hodhi ndërsa vraponte drejt East End Avenue midis East 86th dhe East 87th Street.

Kundërprotestuesit mbërritën në të njëjtën kohë dhe tensionet u rritën midis grupeve.

“Nuk po gjurmojmë për të lënduar”, thanë burimet për The Post, duke shtuar se pajisjet po shqyrtohen ende dhe do të shkatërrohen në Rodman’s Neck në Bronx.
Katër të tjerë u prangosën për rolin e tyre në protestën fillestare, e cila u organizua nga agjitatori anti-musliman i krahut të djathtë, Jack Lang. Lang nuk u arrestua.
Ndërsa grupimi i djathtë po zhvillonte protestë paqësore, grupimi leftist pro islamik shkroi i pajisur në anti-protestë me bomba artizanale.

Fotot tregojnë një individ të paidentifikuar që ndez atë që dukej të ishte një bombë artizanale dhe lëviz për ta lëshuar atë në rrugë drejt një turme njerëzish. Videoja e të njëjtit person tregon atë duke ndezur një pajisje të ngjashme dhe duke vrapuar përpara se të ndalohej nga policët e NYPD.
Foto të tjera tregojnë një person tjetër ndalohet dhe sulmohet nga qentë e policisë në vendngjarje.
Më shumë video nga vendi i ngjarjes tregojnë një person që përdor sprej me piper, ndërsa ndiqej nga një turmë demonstruesish të zemëruar dhe të maskuar.

Kundërprotestuesit u shfaqën me forcë pasi grupi online General Strike NYC u bëri thirrje mbështetësve të tyre të takoheshin me Lang në eventin e tyre “Run The Nazis Out Of NYC”.
Organizatori i krahut të djathtë solli gjithashtu në protestë një derr të gatuar për të tallur myslimanët, të cilët shmangin mishin e derrit për arsye fetare. Lang ka organizuar protesta të ngjashme edhe më parë.
Lang më vonë pretendoi se: “sot u bë një atentat ndaj jetës sime nga dy burra myslimanë, që hodhën një bombë me gozhda, që ra disa metra larg meje dhe grupit tim”.

“Kurrë nuk do t’i dorëzohemi Islamit radikal. Jezusi është Mbret”, deklaroi Lang në Polici.
Sekretari i Shtypit i Kryebashkiakut Mamdani, Joe Calvello, lëshoi një deklaratë të shtunën vonë ku thuhej: “Takimi ‘Kryqëzatë Kundër Islamizimit’, i mbajtur sot jashtë Gracie Mansion nga Jake Lang, një supremacist i bardhë i keq, ishte përçmues dhe islamofobik.
Për fat të mirë, Kryebashkiaku dhe Zonja e Parë janë të dy të sigurtë, megjithëse ngjarjet janë një kujtesë e fortë e kërcënimeve me të cilat përballen të dy rregullisht.
Kryetari i Bashkisë ka folur me Komisionerin e Policisë Tisch dhe NYPD po heton në mënyrë aktive protestën, kundërprotestën dhe pajisjet e dyshimta të zbuluara jashtë Gracie Mansion.”


