Një makinë private ju fut mespërmes një grupi policësh në Buffalo, New York mbrëmjen e së hënës.
Raportohen dy policë të plagosur, përgjatë një nate tjetër të dhunshme në New York, në protesta të organizuara, me protestues profesionistë, të paguar.
Në videon e përcjellë nga një amator, njëri prej policëve goditet nga makina dhe hidhet në trotuar, kurse tjetrit makina i kalon mbi këmbë.
Pas dhunës së ushtruat ndaj policisë, grabitësit dhe vandalët kanë shkatëruar me dhjetra biznese dhe dyqane në New York, duke vjedhur pasurinë e shtetasve amerikanë.
Qendra e organizimit të këtyre protestave kërkon destabilitet në Amerikë, Luftë Civile, kaos dhe rrëzimin e Presidentit Trump.
Asgjë nga sa më sipër mendojnë dhe planifikojnë të realizojnë, nuk do të ndodhë. Shumë shpejt jeta do i kthehet normalitetit. Sot, populli amerikan është gardian i pasurisë së tij dhe aleat me shtetin.