Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një krizë në rrjedhën e naftës, gazit dhe burimeve të tjera kritike të energjisë, foli kreu i IEA-s (ANE), Fatih Birol, për krizën.
Europa ka rezerva karburanti për avionë, të mjaftueshme për afro gjashtë javë, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, duke folur për anulime të mundshme të fluturimeve nëse vazhdojnë ndërprerjet në rrjedhën e energjisë për shkak të konfliktit me Iranin.
Në një intervistë me Associated Press, Birol përshkroi një pamje veçanërisht shqetësuese të ndikimit global të krizës, të cilën e përshkroi si “kriza më e madhe energjetike me të cilën jemi përballur ndonjëherë”.

“Në të kaluarën, ekzistonte një bandë muzikore i quajtur Dire Straits. Tani kemi një ‘ngushticë të rrezikshme’ të vërtetë dhe kjo do të ketë pasoja të rëndësishme për ekonominë globale. Sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më negative do të jenë pasojat për rritjen dhe inflacionin në të gjithë botën”, tha ai.
Shefi i IEA-s paralajmëroi se kriza do të çonte në rritje të çmimeve të karburantit, gazit natyror dhe energjisë elektrike. “Pasojat do të jenë çmime më të larta të benzinës, çmime më të larta të gazit natyror dhe kosto më të larta të energjisë elektrike”, vuri në dukje ai.
Sipas Birol, pasojat ekonomike nuk do të prekin të gjitha vendet në të njëjtën masë. Siç tha ai, vende si Japonia, Koreja e Jugut, India, Kina, Pakistani dhe Bangladeshi janë në vijën e parë të krizës energjitike.
Ai tha se ndikimi do të shtrihet në Europë, si dhe në Amerikë. Duke folur nga zyra e tij në Paris, ai theksoi se nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, Europa së shpejti mund të përballet me probleme me trafikun ajror.
“Mund të them se së shpejti do të dëgjojmë lajme për anulime fluturimesh nga qyteti A në qytetin B për shkak të mungesës së karburantit për avionë”, tha ai.
Birol shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj të ashtuquajturit sistem “taksash” që Irani aplikon për anije të caktuara, duke i lejuar ato të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në këmbim të pagesës. Siç argumentoi ai, bërja e një praktike të tillë e përhershme mund të krijojë një precedent për rrugë të tjera detare strategjikisht të rëndësishme, siç është Ngushtica e Malakës në Azi.
“Nëse e ndryshojmë një herë, mund të jetë e vështirë të kthehemi në regjimin e mëparshëm”, vuri në dukje ai. Por, mesa duket nuk ka parasysh që ngushticën e kanë bllukuar tani amerikanët dhe se iranianët nuk kanë asnjë mundësi të vendosin tarifa, taksa, apo haraçe, sepse hapësira ndërkombëtare detare është e të gjithëve.
“Do të jetë e vështirë të zbatohet një sistem takse këtu dhe të mos zbatohet diku tjetër”, shtoiBirol, si të jetë në dijeni se mund të ndodhë gjetiu, me bekimet e majtistëve globalistë.
“Do të doja të shihja naftë që rrjedh pa kushte nga pika A në pikën B”, përfundoi ai.


