Paralajmërimi Dramatik i Moskës: Rritja e Prodhimit të Dronëve për Ukrainën po e Tërheq Europën në Luftë

/

Ministria Ruse e Mbrojtjes paralajmëroi sot se planet europiane për të rritur prodhimin e dronëve për të forcuar forcat e armatosura të Ukrainës po i tërheqin këto vende në luftë me Rusinë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se qeveritë e disa vendeve të BE-së kanë vendosur të rrisin prodhimin dhe dërgimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në Ukrainë, një veprim që Moska e sheh si përshkallëzim të konfliktit.

Ajo ka publikuar një listë të industrive dhe kompanive në disa vende që thotë se po prodhojnë mjete ajrore pa pilot ose komponentë dronësh, së bashku me adresat e tyre. Lista përfshin fabrika në Britani, Gjermani, Spanjë, Itali, Poloni dhe Izrael, ndër të tjera.

Qytetarët europianë “jo vetëm që duhet të kuptojnë qartë shkaqet e vërteta të kërcënimeve për sigurinë e tyre, por edhe të dinë adresat dhe vendndodhjet e ndërmarrjeve dhe konsorciumeve ukrainase që prodhojnë UAV dhe komponentë (të lidhur) për Ukrainën në territorin e vendeve të tyre”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Më pas, ish Presidenti i Federatës Ruse dhe Zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri Medvedev, deklaroi në një postim në platformën X se lista e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes është ekuivalente me një listë objektivash të mundshëm për forcat e armatosura të vendit të tij.

“Kur do të bëhen sulmet realitet, kjo varet nga ajo që do të pasojë nga europianët. Flini mirë, partnerë europianë”, tha në mesazhin e tij Medvedev.

Zyrtarët rusë, përfshirë Medvedevin, kanë bërë vazhdimisht komente që perceptohen si kërcënime ndaj vendeve evropiane për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Megjithatë, ato zakonisht marrin formën e paralajmërimeve dhe aludimeve të fshehura në vend të njoftimeve të drejtpërdrejta për sulme të afërta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Raundi i Ri i Vështirë i Negociatave SHBA - Iran & Përçarja në Teheran

Next Story

SHBA: Oficeri i Policisë Vret Gruan që Vodhi Karrocën me Fëmijë, të Cilin e Goditi me Thikë!

Latest from Info