Trump: Irani Na Ka Informuar se Është në Kolaps – Bën Thirrje për Hapjen e Ngushticës së Hormuzit

/

Megjithatë, ai shmang sqarimin nëse po e shqyrton pozitivisht apo po e refuzon propozimin e Teheranit.

Në ndërhyrjen e tij të re, Donald Trump shkruan se Irani është në “gjendje kolapsi” dhe kërkon hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur kriza energjetike po thellohet.

“Irani sapo na ka informuar se është në gjendje kolapsi”.

“Irani duan që ne “të hapim Ngushticën e Hormuzit” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të kuptojnë situatën e udhëheqjes së tyre (të cilën besoj se do të jenë në gjendje ta kuptojnë). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi ai në një postim në Truth Social.

Ndërhyrja e Trump vjen në një moment jashtëzakonisht kritik, me naftën që është rritur mbi 111 dollarë për fuçi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që njoftojnë tërheqjen e tyre nga OPEC.

Megjithatë, presidenti amerikan ka shmangur sqarimin se cila është përgjigja e SHBA-ve ndaj propozimit të Teheranit, duke mbajtur kështu pasigurinë në maksimum.

Mediat amerikane, duke cituar burime pranë tij, raportuan se ai nuk është i kënaqur me propozimin iranian për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe synon ta refuzojë atë.

Dhe siç ua kemi shkruar prej afro një muaj tashmë, në një seri shkrimesh dhe analizash, Trumo po e çon Iranin drejt krizës humanitare.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mister mbi Jahtin Luksoz të Manjatit Rus, që Kaloi Nëpër Ngushticën e Hormuzit! – Kush Është Mordashov?

Next Story

SHBA-Iran: “Lufta e Ftohtë” & Dilema e Trump, Bomba apo Sanksioneve

Latest from Info