Presidenti i SHBA-ve i tërbuar me qëndrimin e europianëve ndaj Iranit.
Zhvillimet që vijnë me luftën në Ukrainë!
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha të enjten kur u pyet se “me shumë mundësi” do të merrte në konsideratë tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja, një ditë pasi njoftoi se Uashingtoni po shqyrtonte uljen e numrit të personelit ushtarak në Gjermani.
“Pse të mos e bëja? Italia nuk na ka ndihmuar fare, dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, shtoi ai.
“Ata e kanë bërë një rrëmujë Ukrainën, një rrëmujë absolute. Dhe ne po i ndihmojmë ata me Ukrainën. Ukraina nuk ka të bëjë fare me të. Na ndan një oqean. Është puna e tyre. Është si dera e tyre e përparme. Ne po i ndihmojmë ata”, theksoi Trump.
“Dhe Biden u dha atyre 350 miliardë dollarë, gjë që ishte çmenduri. Kjo është një nga arsyet pse lufta vazhdoi. Por kur ne kishim nevojë për ta, ata nuk ishin aty. Duhet ta mbajmë mend këtë. Pra, nëse ndonjëherë kemi një luftë të madhe, pasi nuk kishim nevojë reale për ndihmë me Iranin, e patëm Iranin të mundur që nga dita e parë. Do të kishte mbaruar, nuk do të na kishin ndihmuat, ka mbaruar, tani ka mbaruar edhe më shumë”, vazhdoi ai.


