Para disa ditësh hakera nga Turqia rrëzuan faqen e një Bashkie në Greqi dhe më pas dolën në rrjetet elektronike me një deklaratë ku bënin publik aktin dhe duke kërcëuar se ky ishte vetëm fillimi.
Sot, hakera grekë me emërtimin “Anonymous Greece” rrëzuan, apo hakeruan faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, me deklaratën: “U themi mongolëve që të tërhiqen përndryshe nuk do ta gjejnë dot më ‘topin’ në fushë”.
Klima mes dy vendeve është e acatuar tashmë në të gjitha nivelet.