Amnisti u ofroi Italia më shumë se 600.000 emigrantëve të paligjshëm, vallaha për mbështetjen e sektorit bujqësor, një vendim që përbën në vetvete një dështim të madh, sipas edhe vetë të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane.
Prej disa ditësh, populli po priste publikimin e të dhënave të para nga Ministria e Brendshme, por nuk u bë as konferencë për shtyp dhe as deklaratë, ndaj njerëzit iu drejtuan faqes zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme, ku numrat që shfaqen, tregojnë momentin e parë të “progresit” që u bë lidhur me legalizimin e të huajve, apo të emigrantëve të paligjshëm, një pjesë e madhe e tyre edhe pa dokumenta identifikimi.
Matteo Salvini, kryetari i partisë kundër refugjatëve dhe emigrantëve është pozicionuar kundër këtij vendimi të legalizimit të këtyre emigrantëve të paligjshëm, si dhe për t’u dhënë atyre lejë qëndrimi dhe punësimi pa afat.
Kështu pra, “u vulos” që Italia do të ketë edhe 600 mijë më shumë banorë të huaj në popullatën e saj, shumë larg mentalitetit europian, të huaj me historik të panjohur në vendet prej nga vijnë. Një goditje e rëndë duket të jetë kjo për Italinë në jetën shoqërore dhe ekonomike, gjithashtu për sigurinë dhe rendin publik.
Mesa duket Kryeministri Conte para se të largohet, apo ta largojnë (para kohe) është duke përmbushur me devotshmëri të gjitha urdhërat dhe direktivat që merr nga Berlini apo nga BE-ja e gjermanizuar.
Ndërkaq, nëse u hedh një sy të vëmendshëm dokumentacionit të kërkesave të emigrantëve, shumica e tyre nuk po aplikojnë për punësim në sektorin e bujqësisë, për të cilin dhe doli dekreti i amnistisë.
Majtisto-globalistët në përpëlitjet e tyre të fundit, po hapin plagë në Itali dhe në mbarë Europën.