Beteja Sapo Ka Filluar – Amerikanët Votuan TRUMP!

Qindra mijëra, miliona njerëz në Uashington DC entuziastë dhe të vendosur për të mbështetur zgjedhjen e Presidentit Trump, të vendosur për t’u përballur dhe për të luftuar me mashtrimin, me klikën globalisto-majtiste, me leftistët e destinuar të ndryshojnë trajektoren e Amerikës.

Mbështetësit e Trump, amerikanë nga të gjitha shtetet gjenden sot në Uashington për të ndalur vjedhjen dhe për të vendosur përpara përgjegjësisë hajdutët dhe të kompromentuarit, si dhe të gjithë të zgjedhurit që sot në Kongres duhet të ngrihen mbi partitë dhe klikat dhe të shkojnë krah së vëretetës, në krah të kombit, për të mos e gjunjëzuar Amerikën e Lirive dhe Demokracisë.

Sot, amerikanët po japin mesazhin se pushteti i përket dhe buron nga populli dhe kurrsesi nga sistemi i kontrolluar, nga pushteti që vjedh dhe manipulon vullnetin e tij elektoral, nga njerëz me pushtet që abuzojnë me Amerikën dhe amerikanët.

Ka vetëm dy rrugë, ose do të dorëzohen pa kushte dhe do të pranojnë vjedhjen dhe Trump-in si president të Shteteve të Bashkuara, ose do të përballen me popullin amerikan.

Pushteti i përket popullit dhe vetëm popullit!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

6 Janar: Uji i Bekuar që do të na Pasterojë nga Diabolët!

Next Story

Marrëveshje Shqipëri - Turqi për Fuqizimin e Marrëdhënieve Strategjike!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,