Autoritetet në Oklahoma njoftuan se protestuesit dhunues dhe anarkistë të pronës publike dhe asaj private, do të akuzohen për terrorizëm dhe sulm të paligjshëm, duke deklaruar që nuk ka vend dhe hapësirë për paligjshmërinë dhe kaosin, askund.
Prokurori i Shtetit Oklahoma z.David Prater mori vendim për të qënë i ashpër me dhunuesit, në mënyrë për të shmangur kurbën në ngritje të përpjekjeve potencialisht të dhunshme, që kishin përgatitur anarkistët për javët dhe muajt në vijim.
“Ky nuk është Seattle – tha prokurori Prater – nuk mund të instalojë askush paligjshmërinë në vend.”
Protestuesit e dhunshëm janë akuzuar për paligjshmëri, dëmtim të pronës publike dhe private, për rebelim dhe përplasje me forcat e rendit, si dhe për kundërshtim të këtyre të fundit, kur janë thirrur prej tyre për t’u pyetur në polici, apo në prokurori, për të dhënë dëshmi, në ndihmë të institucioneve të drejtësisë, lidhur me protestat e dhunshme dhe destabilitetin shkaktuar prej tyre.
Prokurori Prater mbroi akuzat që ka ngritur kundër protestuesve të dhunshëm dhe zëlart u deklaroi: “Kur vepron si terrorist, do të trajtohesh si terrorist!”