Video Shokuese: Çifti Amerikan Mbron Banesën me Armë, Përballë Protestuesve “Black Lives Matter”!

Janë ezauruar të gjitha limitet e durimit dhe tolerancës së nënshtetasve amerikanë. Banorët e Amerikës po mbrojnë me armët e tyre banesat, pronën e tyre, përballë protestuesve të dhunshëm dhe vandalizmave të Lëvizjes Radikale Anarkokomuniste ‘Black Lives Matter’.

Në Sant Luis të SHBA-së, një çift amerikanësh mbrojtën banesën e tyre me një pistoletë 9 mm, që mbante në dorë gruaja e familjes dhe bashkëshorti i saj me një armë automatike AR-15.

Tërheqja e protestuesve ishte e menjëherëshme, reagimi i çiftit solli rezultat, protestuesit nuk mundëm të thyenin statuja, dritare, apo orendi të tjera dekori të jashtëm, nuk u ngjitën as në shkallët e banesës.

Nëse protestuesit kalonin pragun e kufirit të pronës së tyre, ligji amerikan parashikon se mbron pronarin dhe i lejon atij të qëllojë këdo që ndërmerr t’i sulmojë atij pronën. Edhe nëse do të kishin gjuajtur me armë mbi trumën e protestuesve, nuk do të thirreshin as në Komisariatin e Policisë, pasi sipas ligjit do të ishin duke mbrojtur pronën e tyre!

Ndaj dhe protestuesit nuk guxuan as të shkelnin në shkallët e vilës, banesës së tyre, por u larguan pa e cënuar atë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Autoritetet e Oklahoma i Akuzuan si të Dyshuar për Terrorizëm, Protestuesit e Dhunshëm!

Next Story

Irani ka Lëshuar Urdhër Arresti për Presidentin Donald J. Trump!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,