Një pikturë murale me tematikë Darkën e Fundit, ku Krishti shfaqet si njeri me ngjyrë, do të vendoset mbi altarin e Katedrales së “St. Albans” në Angli.
Pastori pranoi të vendosë një piktirë murale disametroshe si vepër arti mbi alrtar, pas pretendimeve se Kisha kishte qënë deri më tani disi e plogësht ndaj predikimeve për drejtësi raciale. Për të përforcuar pozicionin e saj Kisha duhet të pranonte vendosjen mbi Altar të një vepre të tillë.
Piktura mbolon një afresk nga muralja e Da Vinci-t e shekullit të 15 me temë ‘Darka e Fundit’, duke e rilindur Krishtin në një model xhamajkan.
Njoftimi erdhi në më pak se një javë, nga Kryepishkoni i Canterbury, i cili i sugjeroi Kishës së Anglisë të rimarrë në shqyrtim portretizimin e Krishtit si të bardhë.
Justin Welby tha se të krishterët duhet të pranojnë shëmbëlltyra globale të Jezu Krishtit, duke e shfaqur atë si zezak, si kinez, apo si mesolindor.
Duke përqafuar apo përshtatur këtë filozofi, Katedralja e “St. Albans” në Hertfordshire ka mbuluar altarin e saj ekzistues, me një pikturë të rezolucionit të lartë, duke rrëzuar kështu mitin e Krishtit të bardhë, perëndimor, me pamje europiani.
Lorna May Wadsworth pikturoi një Krisht që duket si xhamajkan duke zëvendësuar atë tradicionalin, duke dyshuar nëse Krishti i vërtetë kishte sy blu, apo flokë të çelur dhe të drejtë.
E gjitha kjo ndodh që të tregohet solidaritet i plotë me Lëvizjen ‘Black Lives Matter’. E përse? Kur dihet përej çdokujt që kjo është një lëvizje marksiste, që nuk beson në Perëndi dhe që në thelb është thellësisht ateiste.
***
Iluminati, neo-masonëria, luçiferianët dhe satanistët, majtisto-globalistët, ateistët ideologjikë, anarkokomunistët, po merrem me Birin e Perëndisë, me Krishtërimin dhe me vetë Krishtin.
Dikur merreshin edhe me profetë besimesh të tjera, por që për momentin janë duke i përdorur një pjesë prej tyre (sepse ka ndër ta që nuk përdoren).
Dhe vjen një ditë! Shfaqje! Apokalips! Zbulesë! Sa mirë që i kemi përballë! Ata na njihnin, por tani ua pamë fytyrën edhe ne!
Kush e di ç’sjell e nesërmja!