“Virusi” Fauci u Shfaq për Panik: “Do të Përkeqësohet Shumë Situata!” (Nga e di ky vallë?!)

Zgjedhjet në Amerikë dhe fitorja e thellë e Trump-it në nëntor 2020 ka alarmuar majtisto-globalistët në të gjithë botën. Sot, nxorrën sërish Faucin “e famshëm” të përrallës virus, që përpara Senatit amerikan, kur u mor në pyetje para disa javësh, u zhubravit tërësisht.

Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive dëshmon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shikojmë rekord të infektuarish, ndoshta edhe më shumë se 100.000 persona në ditë të prekur me Covid-19. Aktualisht, niveli është në 40.000 të infektuar në ditë. Nga e di Fauci këtë fakt? Si mund ta parashikojë?

Nga e di Fauci këtë dhe nuk di pas 8 muaj ky vegël e Bill Gates, kush, si, ku, kur dhe për çfarë u krijua virusi?

Fauci vë alarmin, duke thënë se në Amerikë nuk po respektohet distancimi social dhe se situata do të përkeqësohet ndjeshëm.

Rastet me Covid-19, deklaron ai, janë rritur me 46% vetëm në javën e fundit të qershorit, krahasuar me javën e parafundit të të njëjtit muaj.

Nga ana tjetër senatori Lamar Alexander nga Tennesse, kreu i Komitetit të Ndihmës, këshillon Presidentin Trump të vendosë maskë, sepse ai duhet të japë shembullin i pari për popullin amerikan.

Ndërsa Senatori Bernie Sanders u dha ekspertëve të shëndetit idenë që Qeveria të shpërndajë maska për çdo familje amerikane.

Nuk vonoi dhe menjëherë Fauci e mbështeti idenë që të gjithë të veshin maskë.

E përse duhet maska? Që njerëzit të bëhen të pafytyrë? Që njerëzit të kamuflohen? Apo që t’i ndrydhin njerëzit mes panikut, frikës, tmerrit se vdekja u troket në derë dhe quhet Covid-19?

Mos mbaj maskë!!!

Kemi për detyrë t’u çjerrim diabolo-politikanëve maskën që kanë veshur në fytyra, të pafytyrët.

Nuk ka VIRUS, ka ZGJEDHJE në Amerikë dhe këto zgjedhje prekin vetëm majtisto-globalistët dhe janë më keq se virusi, janë asgjësim!

9 Comments

  1. Very nice post. I just stumbled
    upon your blog and wished to say
    that I have really enjoyed browsing your weblog
    posts. In any case I will be subscribing to your feed
    and I’m hoping
    you write again very soon!

  2. Oh my goodness! Impressive article dude! Thanks, However I am having difficulties with your RSS.

    I don’t understand the reason why I cannot join it.
    Is there anyone else getting identical RSS problems? Anyone that knows the answer will you kindly respond?
    Thanx!!

  3. Attractive section of content. I just stumbled upon your weblog and in accession capital to assert that I acquire in fact enjoyed account your blog posts.
    Anyway I will be subscribing to your augment and even I achievement you access consistently quickly.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kisha në Shërbim të Marksistëve Ateistë - Katedralja e "St. Albans" do të Vendosë një Ikonë Murale nga Darka e Fundit, ku Krishtin Shfaqet me Ngjyrë (në Solidaritet të Lëvizjes 'Black Lives Matter')!

Next Story

Bill Gates Parashikon që virusi "do të Kthehet më i Ashpër në Tetor"!

Latest from Opinione