Berlini globalist, i Kancelares Merkel u zgjua sot me një akt dhune dhe terrori.
Mbi këmbësorë, kaloi një automjet në Berlin, pranë stacionit të trenit këtë mëngjes duke plagosur shtatë persona. Tre prej tyre janë rëndë dhe japin betejën për t’u mbajtur në jetë.
Akti terrorist u krye në Hardenbergplatz pranë kopshtit zoologjik të Bahnhof, rreth orës 07:20 të mëngjesit, raporton Policia e Berlinit.
Siç përmend edhe BILD në një publikim, mbi 55 zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, një helikopter shpëtimi gjithashtu edhe policia që ka rrethuar zonën e ngjarjes.
Policia e Berlinit bëri të ditur para pak minuta se shoferi i automjetit u kap, ndërsa dëshmitarë okularë bënin fjalë për person që ishte morsuar poshtë makinës, mes gomave të saj dhe forcat e ndërhyrjes së shpëtimit po përpiqeshin ta shpëtonin.
Motivet e sulmit ende janë nën hetim dhe institucionet gjermane ende hetojnë shkaqet e aktit të dhunshëm, megjithëse njerëzit përreth, të ndodhur në ngjarje, bëjnë fjalë për akt terrorist.
Kjo është Europa e globalizmit shterp dhe e shpërbërjes demografike dhe sociale, mes politikave anti-europiane migratore që hartoi dhe implementoi Kancelarja gjermane dhe aleatët e saj majtisto-globalistë në Europë, me suportin maksimal të të ngjashëmve në Shtetet e Bashkuara.
Qytetarët europianë sot, mbi gjithçka tjetër, dëshirojnë sigurinë ekonomike dhe këmbëngulin për rritje të mirëqënies, duke u shkëputur nga praktikat e dëmshme neo-globaliste.