Celine Dion është një perlë e rrallë në industrinë e muzikës.
Arritjet e saj të pakrahasueshme e bëjnë atë një sukses me të cilin është vështirë të konkurrojë ndokush. Kënga e saj më e njohur është me siguri “My Heart Will Go On”, kolona zanore e filmit “Titaniku”, që mbajti për vite vendin e parë në hitet muzikore.
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj të dashur, ajo filloi të humbasë peshë, por jo në mënyrë të qëllimshme dhe është transformuar krejt, një fakt që trondit adhuruesit e saj dhe jo vetëm.
Shquhet për vokalin e saj potent dhe aftësitë fonetike dhe mbetet këngëtarja më e mirë kanadeze, me rekord shitjesh, 200 milionë kopje në mbarë botën.
E lindur në një familje në Charlemagne, Quebec, që në adoleshencë u shqua si një ‘star’, në fillimet e viteve 1980 duke kënguar në fërngjisht. Njohjen ndërkombëtare e mori fillimisht pasi fitoi në vitin 1982 Festivalin e Muzikës “Yamaha World Popular Song Festival” dhe në vitin 1988, fitoi çmimin e parë në Festivalin Europian, teksa këndoi duke përfaqësuar Zvicrën.
Pasi mësoi të fliste anglisht, pas vitit 1990 filloi të njihej gjerësisht në Amerikën e Veriut, në pjesën anglishtfolëse dhe më pas në të gjithë botën. Që prej asaj kohe ka realizuar intermretimin e albumeve më të shitura, si: “Falling ito You” (1996) dhe “Let’s Talk About Love” (1997), që u çertifikuan që të dy si ‘diamante’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas ka kënduar hite që pushtuan literalisht botën e muzikës: “The Power of Love”, “Think Twice”, “Because You Loved Me”, “It’s All Coming to Me Now”, “My Heart Will Go On” dhe “I’m Your Angle”.
Por Dion vazhdoi të prodhonte albume muzikore në fërngjisht gjithashtu; “D’eux” (1995) u në albumi më i shitur i të gjitha kohëve në gjuhën frënge, ndërsa “S’il Suffisait d’aimer” (1998), “Sans Attendre” (2012) dhe “Encore Un Soir” (2016) u çertifikuan në Francë, të gjitha, si ‘diamante’.
Muzika e Dion është influencuar nga disa rryma muzikore, që nga ‘rock-u’ dhe R&B, tek muzika kishtare dhe klasike.