Presidenti Trump akuzoi Demokratët se po tentojnë të përdorin faturën e ndihmës për Coronavirus-in, për të vjedhur zgjedhjet e nëntorit.
Trump tha se Demokratët po propozojnë ndryshime në Ligjin Zgjedhor, si për shembull duke eliminuar identifikimin e votuesit, duke lejuar votimin universal me ‘mail’ (elektronik) dhe duke hequr verifikimin e firmës së votuesit.
“E dini përse bëhet fjalë? Për mashtrim dhe vjedhje” – tha Presidenti Trump.
“Ata duan të vjedhin zgjedhjet, sepse realisht është e vetmja mënyrë për të fituar, në të kundërt nuk kanë asnjë shans” – shtoi Trump.
Demokratët janë duke u aktivizuar në dhe për bllokimin e ndihmave që shkojnë në të mirë të shtetasve amerikanë. Megjithatë Presidenti amerikan po vazhdon të marrë masa favorizuese në ndihmë të hapjes së shkollave, spitaleve, po nxit dhe suporton pagesat e menjëhershme, po përmirëson infrastrukturën në aeroporte, si dhe po jep fonde për programin e mbrojtjes së qytetarëve.
Demokratët po përpiqen të kalojnë ligjin për votimin elektronik, sepse është një sistem lehtësisht i korruptueshëm dhe i manipulueshëm, duke synuar vjedhjen e votës.
Nëse Demokratët nuk tërhiqen nga marrëzia e tyre, atëherë Presidenti Trump do të ushtrojë të gjitha autoritetet e Presidentit në pëmbushje të standarteve që i shkojnë përshtat Kushtetutës Amerikane dhe një vendi të lirë, superfuqisë demokratike dhe ekonomike të botës.