Është e Thjeshtë të Jesh Komunist në Një Vend të Lirë – Përpiqu të Jesh i Lirë në Një Vend Komunist!

“Si e përkufizoni një komunist? Si një njeri që lexon Marksin dhe Engelsin. Si e përkufizoni një kapitalist? Si një njeri që e kupton Marksin dhe Engelsin.” – Ronald Regan

“Mesa duket, gjëja më e rëndësishme tek Regan ishte anti-komunizmi i tij dhe reputacioni i tij ishte aftësia për të kuptuar se Bashkimi Sovjetik ishte një ‘perandori diabolike’.” – Mikhail Gorbachev

“Socializmi është feja e njerëzve kur humbasin fenë e tyre.” – Richard John Neuhaus

“Teoria e komunizmit mund të mblidhet në një fjali: Zhdukje e Pronës Private.” – Karl Marks

“Nuk mund të presim që të kërcejnë amerikanët nga kapitalizmi në komunizëm, por duhet të asistojmë udhëheqësit e zgjedhur të tyre, për t’u dhënë amerikanëve doza të vogla socializmi, derisa një ditë të zgjohen dhe ta gjejnë veten në komunizëm.” – Nikita Kruzshov

“Demokracia dhe socializmi nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç një fjale: barazi. Por vëreni ndryshimin: teksa demokracia e kërkon barazinë tek liria, socializmi e kërkon barazinë në përmbajtje dhe në sevitutë.” – Alexis de Tocqueville

“I gjithë pushteti politik qëndron tek populli i çarmatosur.” – Moa Ce Dun

“Komunizmi ka ardhur gjithmonë në pushtet në vende të përçara nga lufta e brendshme dhe korrupsioni, ose nga të dyja.” – John F. Kennedy

“Problemi me socializmin është se qëndron në pushtet deri sa konsumon paratë që kanë krijuar njerëz të tjerë.” – Margaret Thatcher

“Hillary Clinton dhe Obama po përpiqen ta shndërrojnë ‘ëndërrën amerikane’ në ‘zgjimin e frikshëm në mesnatën’ europiane. Na duhet ta mbrojmë vendin nga socializmi.” – Bobby Jindal

“Socializmi është një fjalë e frikshme, bazuar në evidencat e dekadave. Socializmi, ai i ashtuquajturi pushtet publik. Socializmi, ai i ashtuquajturi siguri sociale. Socializmi, ai i ashtuquajturi suportues i çmimeve. Socializmi, ai i ashtuquajturi siguri bankare. Socializmi, ai i ashtuquajturi organizim i fuqisë punëtore në grupe të lira dhe të pavarura. Socializëm e ka emrin gjithçka e ashtuquajtur, vallaha në ndihmë të njerëzve.” – H.S. Truman

“Për të majtën shkruaj: Fashistët e së ardhmes do ta quajnë veten Antifashistë.” – Churchill

“Nga propaganda e zgjuar dhe e vazhdueshme, dikush mund t’i bëjë njerëzit që t’u duket parajsa si ferr, apo edhe deri atje sa t’u duket vetë jeta si parajsë.” – Adolf Hitler

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

2014: Basha në Vatrën Sorosiane - Nga Pas i Vjen e Shkuara!

Next Story

Trump Akuzon Demokratët se po Përdorin Faturën e Ndihmës për Coronavirus, që të Vjedhin Zgjedhjet!

Latest from Opinione