Sugjerimi nuk është pranuar nga pala greke dhe Moska mbetet në pritje nëse Athina do ta përdorë mundësinë e saj për të ndërhyrë si ndërmjetëse mes Ankarasë dhe Athinës, për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor.
Disponibilitetin e Moskës për të ndërhyrë mes Greqisë dhe Turqisë në këtë situatë tejet të nderë mes dy vendeve, zbuluan sot një Media greke dhe një Media ruse.
Sipas informacioneve të dhëna, ky sugjerim ka më shumë se dy muaj që i është bërë Athinës nga Moska, një sugjerim që i është përsëritur ditët e fundit, por të cilit Athina i është përgjigjur me heshtje.
Moska ofroi mjetet e saj diplomatike për të bërë ndërmjetësin në zbutjen e tensioneve Greqi-Turqi dhe për t’i kërkuar Turqisë të tërhiqet nga kërcënimet serioze ushtarake që po i bën Greqisë.
Burime diplomatike moskovite ende deklarojnë gadishmërinë e Moskës për të ndërhyrë në këtë situatë gadishmërie ushtarake nga të dyja palët, por që po has në heshtjen mosaprovuese të kryeministrit grek Mitsotakis.
Ndërkohë që burime të diplomacisë greke e kanë shprehur qartë që heshtja e Athinës është edhe përgjigja e dhënë ndaj Presidentin Putin.
Mesa duket Greqia është e patundur dhe e paepur në kuadrin e marrëdhënieve të ngushta dhe të pandashme me Berlinin dhe Brukselin.