Video që do të shikoni tregon me detaje sesi duken rrufetë nga hapësira, falë një sateliti që regjistron dhe parashikon kushtet e motit, të vendosur në hapësirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sateliti ndodhet afro 35.000 kilometra mbi sipërfaqen e tokës dhe në videon që publikoi Organizata për Oqeanët dhe Atmosferën (NOAA), shfaqen një seri rrufesh që “godasin” fushat dhe luginat e SHBA-ve.
Video u regjistrua më 9 maj nga sateliti GOES-17 i NOAA. Sateliti në fjalë disponon një instrumet specifik kimik që mund të kapë akoma edhe 500 fotografi në sekondë, duke na dhënë një volum të madh informacioni për dendshmërinë dhe fuqinë e rrebesheve.
Sipërfaqja e rrufeve si tregues i një rrebeshi që po vjen regjistrohet nga sateliti dhe së bashku me të dhënat e tjera që sateliti grumbullon ndihmon në parashikimin e saktë të motit.