R.T. Erdogan: “Grekë Pseudotrima Do Të Marrim Atë Që Na Takon në Egje – Jemi Gati Për Veprim Ushtarak!”

Presidenti turk Erdogan duke folur në një ceremoni përkujtimore deklaroi se Turqia është e gatshme të veprojë ushtarakisht kundër Greqisë në Egje për të marrë “ato që i takojnë”.

“Do të marrim ato që na takojnë në Detin e Zi, në Mesdhe dhe në Egje”, – theksoi presidenti turk.

“Ata që u detyruan të braktisin në situatë të mjerë Anadollin dhe tani na bëjnë pseudotrimat në Egje, janë si puna e të fërshëllyerit nga varri”, përmendi Presidenti turk.

Siç edhe tha: “frika nuk i detyrohet vdekjes. Turqia në Egje dhe në Mesdheun lindor, si dhe në Detin e Zi do të marrë ato që i takojnë. Ashtu siç nuk i vëmë syrin të drejtave dhe sovranitetit që gëzojnë të tjerët, po ashtu nuk do të bëjmë prapa kur bëhet fjalë për të kërkuar të drejtat tona.

Ndaj dhe jemi të vendosur të bëjmë gjithçka politike, ekonomike dhe ushtarke. I ftojmë të përmblidhen dhe të shmangin veprime që do i çonin drejt shkatërrimit.

Turqia nuk është një vend të cilit duhet t’i vihet në provë durimi, potenca dhe vendosmëria. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Nëse themi se do të bëjmë diçka, do të thotë se do ta bëjmë dhe do të paguajmë çdo kosto për të arritur qëllimin.

Nëse Greqia dëshiron të përballet me ne dhe të paguajë kostot, le të vijë. Nëse nuk ekziston, le të na largohet nga sytë dhe të na lërë të bëjmë punët tona”, the Presidenti turk.

Erdogan shtoi gjithashtu: “Trashëgimia e Bizantit i kaloi Perandorisë Otomane me Sulltan Mehmetin. Ata që nuk vlejnë të quhen trashëgimtarë të Bizantit, duke marrë nga prapa europianët, është shenjë se ata synojnë padrejtësinë, paligjshmërinë dhe piratinë, si dhe klasifikohen tek ata që kurrë nuk mund të mësojnë nga historia”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video: Shikoni Si Duken Rrufetë Nga Hapësira!

Next Story

Protesta Masive Në Të Gjithë Europën Kundër Masave Të Covid-19: "T'i Jepet Fund Tiranisë Mjekësore!" (video)

Latest from Info