Në sheshin Syntagma, sheshi qëndror përpara Parlamentit të helenëve, u organizua një protestë e madhe, nga prindër që protestuan kundër urdhërit që detyron fëmijët të përdorin maskën në shkolla, dhe jo vetëm, por edhe në kopshte.
Greqia duket të jetë vendi ‘parapojë’ në Europë përsa u përket masave, si kurrë ndonjëherë. Nëse do të thuhej para 20 vitesh se, kjo mund të ndodhte në Greqi, që grekët do të binin përkohësisht në letargji, nuk do ta besonte askush në Europë dhe botë.
Kjo protestë u organizua nga një Rrjet Social, që u bëri ftesë prindërve për të protestuar kundër masave “mbrojtëse” të qeverisë, që imponon fëmijët dhe të rinjtë nxënës dhe studentë të përdorin maskat në shkolla.
Protesta filloi me disa dhjetra dhe me kalimin e orën u bë madhështore, me mijëra iu bashkuan thirrjes së rrjetit social, që në thelb ishin një grup prindërish të shqetësuar dhe të alarmuar me ato që po ndodhin në Greqi.
Prindërit protestuan kundër vendimit të qeverisë, nën slloganet: “JO TESTIT ME DETYRIM” dhe “JO MASKA ME DETYRIM NË SHKOLLA”, teksa edhe të prekurit edhe numrat e të vdekurve nën moshën 18 është thuajse ZERO.
Shikoni fotografi dhe video nga protesta e Athinës: