Mega-Skandal Trondit Kandidatin Biden: Mijëra E-mail me Materiale Pornografie Fëmijësh, në Kompjuterin e të Birit!

Ish kryebashkiaku i New York dhe këshilltar i sigurisë qeveritare, Rudy Giuliani, zbuloi për rrjetin televiziv ‘Newsmax TV’ se i dorëzoi Policisë të Shtetit Delaware, “material shokues” nga ‘hard disc’-u i kompjuterit të Hunter Biden, biri i kandidatit të majtë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, Joe Biden, që lidhen me pornografi fëmijësh.

Sipas Rudy Giuliani, çështja tejkalon akoma edhe skandalin e E-mail-eve të ish kandidates Hillary Clinton, që sipas opinionit publik i kushtuan asaj edhe humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Të rejat më të fundit nga Amerika, lidhur me laptop-in e Hunter Biden gjenden tashmë në duart e FBI-së.

“Kjo është një çështje shumë, shumë delikate” deklaroi Giuliani, duke bërë fjalë edhe për shumë E-mail-e që Hunter Biden ka shkëmbyer me të atin, kandidatin e majtë Joe Biden.

“Ka gjithashtu edhe korrupsion seksual dhe është e pështirë”, tha Giuliani.

Siç dhe deklaroi, mesazhet dhe fotografitë kanë lidhje me një vajzë të mitur 14 vjeç.

Rudy Giuliani i dha rrjetit televiziv ‘Newsmax TV’ edhe një fotografi nga E-mail-et, e cila, siç edhe tha, ishte dërguar nga Hunter Biden tek i ati, që tregon sjelljen e tij të pahijshme dhe të paduhur me një të mitur.

Pjesë nga mesazhi:

“Ajo i tha psikologut se isha seksualisht i papërshtatshëm [është hequr] kur bëra një thirrje me video me vajzën në ‘face time’ isha nudo dhe arsyeja që nuk mund të gjendeshim është se qarkulloja nudo.

Kur u bind se [është hequr] kurrë nuk kishte thënë një gjë të tillë, por konkluzioni ishte se unë e krijova dhe unë e shkaktova. Një mjedis shumë i pasigurtë për fëmijë. Nëse nuk do të vazhdonte më do ta kisha lënë”, shkruhet në mesazhin dërguar të atit.

***

Ish prokurori dhe këshilltari ligjor i Donald Trump, tha se në ‘hard disc’-un e Hunter Biden u gjen një numër i madh fotografish vajzash të mitura.

Përmbajtja e fotografive ishte shumë “ngacmuese”.

“U gjendën fotografi të panumërta vajzash të mitura, që nuk do të duheshin të ishin atje. Këtë mund t’ju them. Nëse Policia e Delaware nuk merr masa, do të jetë tragjike” – deklaroi Giuliani.

Përveç çështjeve me fotografitë, E-mail-et e Hunter Biden po hetohen edhe për aktivitetin e tij profesional dhe sipërmarrës jashtë vendit, që përmbajnë kontakte me Ukrainën dhe Kinën, thanë për ‘Fox News’ kuadro të lartë të instancave hetimore dhe administratës amerikane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Foto e Rrallë e Ushtrisë Amerikane në Respekt të Kuajve në Betejat e L1B.

Next Story

Kirstie Alley: Aktorja e Famshme Përkrah me Votë Presidentin Trump!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,