Ish kryebashkiaku i New York dhe këshilltar i sigurisë qeveritare, Rudy Giuliani, zbuloi për rrjetin televiziv ‘Newsmax TV’ se i dorëzoi Policisë të Shtetit Delaware, “material shokues” nga ‘hard disc’-u i kompjuterit të Hunter Biden, biri i kandidatit të majtë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, Joe Biden, që lidhen me pornografi fëmijësh.
Sipas Rudy Giuliani, çështja tejkalon akoma edhe skandalin e E-mail-eve të ish kandidates Hillary Clinton, që sipas opinionit publik i kushtuan asaj edhe humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Të rejat më të fundit nga Amerika, lidhur me laptop-in e Hunter Biden gjenden tashmë në duart e FBI-së.
“Kjo është një çështje shumë, shumë delikate” deklaroi Giuliani, duke bërë fjalë edhe për shumë E-mail-e që Hunter Biden ka shkëmbyer me të atin, kandidatin e majtë Joe Biden.
“Ka gjithashtu edhe korrupsion seksual dhe është e pështirë”, tha Giuliani.
Siç dhe deklaroi, mesazhet dhe fotografitë kanë lidhje me një vajzë të mitur 14 vjeç.
Rudy Giuliani i dha rrjetit televiziv ‘Newsmax TV’ edhe një fotografi nga E-mail-et, e cila, siç edhe tha, ishte dërguar nga Hunter Biden tek i ati, që tregon sjelljen e tij të pahijshme dhe të paduhur me një të mitur.
Pjesë nga mesazhi:
“Ajo i tha psikologut se isha seksualisht i papërshtatshëm [është hequr] kur bëra një thirrje me video me vajzën në ‘face time’ isha nudo dhe arsyeja që nuk mund të gjendeshim është se qarkulloja nudo.
Kur u bind se [është hequr] kurrë nuk kishte thënë një gjë të tillë, por konkluzioni ishte se unë e krijova dhe unë e shkaktova. Një mjedis shumë i pasigurtë për fëmijë. Nëse nuk do të vazhdonte më do ta kisha lënë”, shkruhet në mesazhin dërguar të atit.
***
Ish prokurori dhe këshilltari ligjor i Donald Trump, tha se në ‘hard disc’-un e Hunter Biden u gjen një numër i madh fotografish vajzash të mitura.
Përmbajtja e fotografive ishte shumë “ngacmuese”.
“U gjendën fotografi të panumërta vajzash të mitura, që nuk do të duheshin të ishin atje. Këtë mund t’ju them. Nëse Policia e Delaware nuk merr masa, do të jetë tragjike” – deklaroi Giuliani.
Përveç çështjeve me fotografitë, E-mail-et e Hunter Biden po hetohen edhe për aktivitetin e tij profesional dhe sipërmarrës jashtë vendit, që përmbajnë kontakte me Ukrainën dhe Kinën, thanë për ‘Fox News’ kuadro të lartë të instancave hetimore dhe administratës amerikane.