Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Bar, Urdhër për të Filluar Hetimet mbi Manipulimin e Zgjedhjeve – Do të Ndodhë Përmbysja?

Drejtuesi i shumicës republikane në Senat deklaroi se Presidenti Trump ka të drejtën absolute të hetojë “paligjshmëritë” në proçesin e zgjedhjeve presidenciale.

Kjo deklaratë erdhi pas takimit që ky i fundit bëri me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, i cili i ndezi “dritën jeshile” hetimit federal për zgjedhjet, që është pothuajse e sigurtë që do e çojë çështjen në Gjykatën Supreme të SHBA-ve.

Është hera e parë që republikanët po shfaqen solidë dhe të unifikuar rreth Presidentit të tyre, pasi mes mashtrimit të votës, do të cënohej me gjasa edhe shumica e tyre në Senat.

Në fjalën e tij në Senat, republikani nuk e njohu Joe Biden si president të zgjedhur dhe Kamala Harris si zv.presidente, përkundrazi theksoi se presidenti Trump duhet të hetojë çdo paligjshmëri për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin e zgjedhjeve, të sistemit dhe integritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në hetim të detajuar do të kalojë shteti i Pennsylvania, ku të dhënat e deritanishme tregojnë për manipulim të përmasave gjigante të votës dhe për shthurje të proçesit të votimit dhe numërimit. Gjithashtu do të hetohet dhe gjykohet nëse ligjet e Shtetit të Penssylvania janë ose jo, pro Kushtetutës.

Akoma do të hetohen gjykatat dhe gjykatësit e shtetit të Pennsylvania, teksa një seri urdhërash dhe vendimesh, nuk ishin vetëm absurdë, por të kundraligjshëm dhe antikushtetues.

Zhvillimet e fundit tregojnë se republikanët janë solidë dhe të unifikuar, në mbështetje të Presidentit Trump, fakt që tregon se gjithçka ka për të ndryshuar nga e mërkura dhe në vazhdim.

Pjesa më e madhe e amerikanëve besojnë se Presidenti Trump do e fitojë betejën ligjore, për garën e manipuluar elektorale, si kurrë më parë në SHBA.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm nga një anë dhe Gjykata Supreme nga ana tjetër, do të jenë dy kolonat potente hetimore dhe ligjore, që do të zbulojnë tërësisht manipulimin, që do të ndëshkojnë cënimin e demokracisë dhe republikës dhe që do i japin fitoren atij që e kanë votuar amerikanët.

#Trump2020

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Atje ku Shitet Dija Duhet të Bjerë Gongu - Mësimi 'Online' në Universitetin e Korçës, Eksperiencë "Portokalli"!

Next Story

Rezultati Aktual i Zgjedhjeve në SHBA - Real Info!

Latest from Info