Rezultati Aktual i Zgjedhjeve në SHBA – Real Info!

Kjo është situata korrente e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 5 shtete u vendos rinumërimi i votave, teksa janë evidentuar dhe faktuar manipulime të votës.

a. Kanë votuar me dhjetra mijë të vdekur;

b. Fletëvotimi falco janë gjetur në kutitë e votimit;

c. Fletë votimi pro Trump janë gjetur të hedhura në kosha plehrash, kanale dhe parqe.

d. Nënshtetas amerikanë duket të kenë votuar disa herë në qendra të ndryshme.

e. Persona të tjerë kanë votuar për dikë tjetër dhe firma në fletën e votimit nuk është e njëjtë me firmën e personit në emër të të cilit është votuar;

f. Në shumë qendra votimi, në 29 shtete, ka më shumë vota, sesa votues të regjistruar;

g. Rezulton se nga votimi me postë, në një qendër 138.339 vota janë vetëm për Biden dhe asnjë për Trump. Gjithashtu më shumë se 80% të votës me postë e ka marrë kandidati Biden;

h. Komisionerë të majtë janë kapur me kamera të hedhin me qindra fletë votimi në kutitë e votimit;

i. Me qindra janë filmimet e personave që ishin shpërndarë në terren nga drejtuesit e fushatës së Biden për të blerë vota;

j. Vëzhguesit e djathtë, në shtete me guvernatorë të majtë, nuk janë lejuar të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe numërimit;

k. Me dhjetra qendra numërimi izoluan me kompesata dritaret dhe xhamaritë, për të mos patur mundësi vëzhgimi nga jashtë tyre, për atë që ndodhte brenda qendrave;

l. Persona me makina private, janë kapur të futin kuti me fletë votimi në qendra numërimi;

m. Komisionerë të majtë janë kapur të nxjerrin të pavlefshme fletë votimi, duke i njollosur ato, apo duke vendosur më shumë se një shenjë përzgjedhjeje;

Ka dhe shumë e shumë shkelje të tjera flagrante të manipulimit dhe vjedhjes së votës, që sigurojnë vazhdimësinë në Presidencë të Presidentit aktual Donal J. Trump, që si asnjë kandidat tjetër republikan, ka marrë, nga votat e numëruara 71 milion vota. Nëse shtohen edhe ato që janë vjedhur, tjetërsuar, apo asgjësuar, përllogaritet të jenë mbi 73 milionë votues, që mbështetin Trump.

Drejtësia në Amerikë do të respektojë vullnetin e popullit dhe do të rikthejë integritetin e humbur të Amerikës, nga aktet e së majtës politike amerikane, që lidhen me mashtrimin më të madh elektoral në histori e saj.

Histori turpi!

1 Comment

  1. Your style is really unique compared to other folks I
    have read stuff from. Thanks for posting when you’ve got the opportunity, Guess I will just bookmark this page.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Bar, Urdhër për të Filluar Hetimet mbi Manipulimin e Zgjedhjeve - Do të Ndodhë Përmbysja?

Next Story

Kasapët e Fjalës së Lirë Bllokuan YouTube - Miliarda 'Views' Videot për Manipulimin e Votës & Kanalet TV në Përkrahje të Trump!

Latest from Info