Frika për spiunazh mbizotëroi Samitin e Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në tetor 2020. Kryeministrave të vendeve u është kërkuar të mos fusin në sallën e Samitit as telefonat celularë dhe as tabletat e tyre.
Kjo kërkesë nga presidenti i Këshillit Europian, u bë për të ruajtur “sekret” bisedimet mes udhëheqësve të BE-së për çështjen Brexit, nga “veshët e padukshëm” të shërbimeve inteligjente britanike.
Siç edhe transmeton David M. Herszenhorn në “Politico”, aparaturat celularë dhe tabletat e udhëheqësve të qeverive u grumbulluan në katin e pestë të godinës Europa, në dollape të veçanta për secilin.
Samiti pra u zhvillua pa prezencë celularësh dhe tabletash, duke shmangur mundësinë e çdo transmetimi direkt, apo inçizimi të takimit.
Fenomene të pahasura më parë, që flasin shumë, për atë që po ndodh në dhe me Bashkimin Europian.