Katër nga 22 anëtarët e komisionit të Shërbimit Amerikan për Medikamentet (FDA) votuan “Jo” për vaksinën e Pfizer, për vaksinim në masë të popullatës, pasi ka ende shumë pyetje pa përgjigje lidhur me pasojat në kohë të vaksinës.
Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, domethënë që 18% e anëtarëve të jenë kundër një vendimi për një medikament apo një vaksinë, duke theksuar pasigurinë dhe rrezikshmërinë e vaksinës në fjalë.
“Nuk njohim se çfarë efekt ka vaksina tek RNA-lipidet (teknologjia që përdoret nga vaksina Pfizer / BioNTech) e njerëzve me kalimin e kohës. Nuk e njohim rrezikun real të kësaj vaksine që po prodhohet për përdorimi nga miliona njerëz” – deklaroi një nga virologet, anëtare të FDA-së, Dr.Fuller.
“Meqë ndodhemi në një pandemi, e meqë preken jetët e miliona njerëzve, e meqë publiku duhet të kuptojë, për të ditur se çfarë është duke përbë, ndjeva të nevojshme të kundërshtoj aprovimin e kësaj vaksine, duke marrë parasysh rreziqe të paparashikueshme, teksa nuk jemi ende të bindur për pasojat që mund të sjellë”.
Ky reagim nuk është mungesë besimi tek studimi dhe kërkimi shkencor mbi vaksinën, por buron nga fakti se shumë përgjigje sot, janë ende pa përgjigje lidhur me vaksinën.
Kjo vaksinë përpara se të ndahet dhe të injektohet në miliona njerëz, duhet fillimisht të testohet për një periudhë kohore, në një grup të vogël njerëzish, të shikohen efektet dhe reagimet, pasojat apo rreziqet e mundshme dhe më pas të konkludohet për cilësinë dhe efektivitetin e saj. Nuk mund të vaksinohet popullsia e globit, me një vaksinë që nuk ka as 8 muaj që eksperimentohet.
A e ndikon, apo a e ndryshon ADN-në tek njeriu kjo vaksinë? A i ndryshon sjelljet e njeriut kjo vaksinë?
Këto janë pyetje që ende nuk kanë përgjigje. Për rrjedhojë kjo nuk është një vaksinë që mund të nxirret në treg dhe të vaksinohet popullsia në masë.
Qesharakja e çështjes është se edhe takimi i komisionit të FDA u bë online dhe askush nuk preku thelbin e çështjes së vaksinës, thelbin e problemeve që mund të shkaktojë vaksina tek njeriu.
Do të ishte mirë që njerëzit të mos pranojnë të bëjnë një vaksinë që nuk është testuar në kohë dhe nuk është provuar për efektet dhe pasojat e saj. Pa më të voglin dyshim, kjo është një vaksinë e rrezikshme.
Kjo që po ndodh me këtë vaksinë, nuk ka ndodhur kurrë më parë!
Përse i gjithë ky ngut?
Kjo pyetje duhet të na frenojë për të pranuar vaksinimin.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?