Në vitin 1983 Senati amerikan u bombardua nga një grup terrorist, që mundi të penetrojë brenda Kapitolit dhe të vendosë një bombë, e cila shpërtheu në hapësirat shumë pranë dhomës së Senatit.
Kush e vendosi bombën dhe kush u dënua për aktin?
Bomba u vendos nga disa femra terroriste me në krye Susan Rosenberg, një aktiviste komuniste, ekstremiste majtiste, revolucionare dhe drejtuese e Organizatës Komuniste “19 Maji”.
Pas bombarsimit të Kapitolit, Susan Rosenberg jetoi e fshehur, derisa u kap në vitin 1984 dhe u dënua me 58 vite burgim.
Kjo komuniste terroriste ka qënë organizatorja e disa veprimeve kriminale, si akti i arratisjes nga burgu i Assata Shakur në vitin 1979 dhe vrasja e dy policëve në Brink, në vitin 1981, por e pakapur dhe e padënuar për këto dy raste, përpara vitit 1984.
Kujdes! Terroristes komunise Susan Rosenberg, pas 16 vitesh burgim, ish Presidenti Bill Clinton, në ditën e fundit të presidencës së tij i dha falje të përjetshme, më 20 janar 2001.
Ky akt i turpshëm dhe vrastar për shoqërinë amerikane, kryer nga presidenti Clinton, si dhe analiza në retrospektivë e fakteve, personazheve dhe zhvillimeve për të mbërritur deri në ditët e sotme, na thotë shumë dhe na tregon sesi komunizmi po penetronte në Amerikë, mes kupolës qeverisëse, mes individësh pa atdhe, pa familje, pa fe dhe pa ndjenja pro lirisë dhe sistemit demokratik.
Pas lirimit nga burgu, Susan Rosenberg u bë drejtore e komunikimit për “American Jewish World Service”. Si është e mundur?!
Më pas punoi për administratën e qytetit të New York-ut? Si është e mundur?!
Punoi si profesore në “John Jay College” në Fakultetin e Drejtësisë Kriminale, ku mesa duket brumoseshin komunistët e së ardhmes amerikane, punoi në Midtown Manhattan, më pas punoi në “Hamilton College”. Gjithçka e mundshme në Amerikën kripto-komuniste të majtistëve të prapë!
Sot, kjo komuniste terroriste drejton punën administrative dhe mbledhjen e fondeve për Organizatën radikale majtiste BLM “Black Lives Matter”.
Besoj se të gjithë e kuptojmë tashmë që Amerika që kemi në imagjinatën tonë, atë që donte të rikthente Presidenti Trump, është thjesht dhe vetëm një iluzion.
Për të përmbysur komunizmin në Amerikë dhe tentakulat anti-humane globalsite, duhet patjetër të instalohet për disa vite një JUNTË dhe të bëhet një PURIFIKIM SOCIAL.
Te rralla jane shkrimet si ky! Oene guximtare! Nendje e ndritur! Ne vesh te shurdher!
Eahte gati e pabesueshme sa i larte eshte korrupsioni ketu behet fjale per nje ish president qe liron terrorriste nga burgu duke e ditur mire se c’fare ajo mund te beje duke u ngritur ne nje detyre me ane te se ciles mund te indoktrinoje kedo qe ajo kontakton.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?