Këshilli i Europës: “Ndalohet Çdo Dallim Kundër Qytetarëve që NUK Dëshirojnë të Vaksinohen!”

Në një vendim “stacion”, që pritet të krijojë reaksione zinxhir, që përmbys gjithashtu planet për “pasaportë vaksine”, kaloi Këshilli i Europës, që përbëhet nga 47 shtete anëtare.

Në vendimin 2361/2021 KE shprehet si më poshtë:

“Qytetarët duhet të informohen që vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe se askush politikisht, sociologjikisht apo mes çfarëdolloj situate tjetër nuk mund të detyrojë ndokën të vaksinohet, nëse nuk dëshiron!”

Në një paragraf tjetër vendimi thotë:

“Të sigurohet që të mos ekzistojë asnjë dallim, diferencim kundrejt askujt, që nuk dëshiron të vaksinohet për arsye që kanë të bëjnë me rreziqet e mundshme, apo për arsye krejt personale”.

Ky vendim përjashton në formë kategorike ekzistencën e pasaportës së vaksinës, dallimeve, diskriminimeve dhe kufizimeve të mundshme, kundër atyre që nuk do të pranojnë të vaksinohen.

Këshilli i Europës është organizmi ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë 47 shtete të Europës dhe të rajonit lindor të saj. Marrin pjesë gjithashtu edhe 5 shtete si vëshgues, si dhe 3 shtete janë vëzhgues të asamblesë së KE-së. Këshilli i Europës u themelua në vitin 1949.

Është organizmi më i vjetër i cili ka për qëllim unifikimin europian, me emfazë prototipet legjislative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin demokratik dhe rregullimin e legjislacioneve, si dhe bashkëpunimin kulturor në Europë. Në KE nuk merr pjesë Vatikani, Kazakistani (vendi dykontinental), Bjellorusia e cila është kandidat për anëtar dhe shtete me njohje të kufizuar.

2 Comments

  1. E përshëndes këtë vendim të Këshillit të Europës sepse na çliroi nga një makth i tmerrshëm lidhur me “pasaportën e vaksinës”
    Me këtë vendim Europa mbron qytetarët dhe tregon vlerat e kombeve europianë me rrënjë historike , respekt dhe vlerësim të lartë të të drejtave të njeriut.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Basha me Urimin "Copy - paste" - Fytyra e Desantit!

Next Story

Bëma Bashiane - PD një Sipërmarrje Fitimprurëse për Kreun!

Latest from Info