Gjyqtarja e larguar dikur nga sistemi gjyqësor, e punësuar në burgun e Korçës dhe më pas e rikthyer në Sistemin Gjyqësor, si pjesë e aferave të pashoq të këtij sistemi të mykur dhe të kalbur tashmë, e aftë që të zhdukte edhe dosjen e saj të deklarimit nga Ministria e Drejtësisë, në prag të Vetting-ut nxorri nga sëndukët e saj dhe nga poshtë jashtëkut milionat e korrupsionit, milionat e ligjpërdhosjes dhe abuzimeve, dhe vendosi të “fusë kokën” e saj dhe të familjes në një vilë në mes të qytetit të Korçës.
Gjyqtarja Eglantina Mikani bleu një vilë shumëmilionëshe përpara pak kohë, në një zonë ku metri katror i ndërtimit është i barazvlefshëm me pagën e disa muajve punë të saj si gjyqtare, një vilë mobilimi i së cilës kërkon 10 vite punë të bashkëshortit.
Me këtë blerje milionash, mendon çdokush në Korçë që gjyqtarja duhet të ketë jetuar me “frymën e shenjtë” dhe me ujin e Bashkisë. Por rrjetet sociale, grupe njerëzish të jetës së përditshme dhe qyteti ku të njohin me rrënjë dhe me degë tregojnë krejt të kundërtën për jetën e gjyqtares abuzive. Nuk ka jetuar aspak gjyqtarja Tina me frymën e shenjtë, sepse demonët gjyqësorë janë sarkofagë, me pretendime të mëdha, me shumë pretendime dhe veçse me shenjtërinë dhe normat e moralit nuk kanë lidhje.
Nëse gjyqtarja Tina ka jetuar normalisht dhe ka bërë 1 herë pushime në vit, me pagën që ka patur ajo dhe bashkëshorti në shtet (para 10 vitesh, as edhe 300 mijë lekë të vjetër), nuk mund të kursenin asnjë kacidhe dhe jo më të blinin vilë milionash.
Atëherë nga u mundësua kjo shumë kaq e madhe parash? Të gjithë njerëzit e thonë në Korçë: e paafta, e korruptuara Tina e Gjykatës së Korçës, ka bërë shumë lekë, ka cënuar dhe ka kafshuar shumë e shumë qytetarë të ndershëm në Korçë, Devoll dhe Kolonjë, duke shkelur ligjin, në favor të një pale, të palës pra që paguante padrejtësinë, që Tina të mbushte kusinë duke shfrytëzuar postin, pozitën e gjyqtarit.
Mesa duket të paaftët, të pacipët e Sistemit Gjyqësor, teksa kuptojnë që po u vjen fundi, po rrëmbejnë edhe më shumë, po vjedhin edhe më pangopësisht, janë bërë tërësisht të pacipë, në prag të çomages që do u bjerë mbi kokë, nga Vettingu i Amerikanëve dhe ndëshkimit që i pret në perëndim të karrierës së tyre korruptive.
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të shpallen në mënyrë të menjëherëshme, persona non grata për Bashkimin Europian dhe SHBA-në, e para që mos marrin arratinë ata dhe fëmijët e tyre, e dyta, sepse duhet të ndëshkohen përjetësisht për padrejtësitë që u kanë bërë shqiptarëve në 30 vite.
Dhe sa më sipër për disa ka ndodhur, por do të ndodhë për të gjithë të korruptuarit, sepse tashmë reforma në drejtësi është rrugë pa kthim.
Tina gjyqtare, nuk është e vetme, Tina e moçalit në sistemin e gjyqësorit ka miq dhe aleatë, janë një rrjet prokurorësh dhe gjyqtarësh që ushtrojnë presion mbi qytetarët, që t’u marrin atyre shuma monetare. Mund t’ju themi emra si, prokuror Shkëlqim Kokona në Pogradec, personazh i emisionit Fiks Fare, që me Tinën ka një shoqëri interesash të ndërsjellta të pazgidhshme, apo gjyqtar Artur Prenga, që merr vendime gjyqësore pa kryer fare seanca, në favor të Tinës, gjyqtares milionere të Korçës.
E sa, e sa të tjera ndodhin përditë nga hijenat e gjyqësorit, që pangopësia për miliona i ka bërë shtazë kundër njerëzve dhe të babëzitur teksa koha po ikën shpejt.
Gjithësesi një gjë dihet dhe nuk dyshohet më, u ka ardhur fundi dhe atë do ta kenë tragjik.
Qytetarët që kanë të drejtën në krah, duhet të përballen fuqishëm me këta fundërina të shoqërisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë një proçesi që po spastron gjyqësorin nga hajdutë, të paaftë profesionalisht, abuzues të ligjit dhe vrasës të Drejtësisë.