Europa u Kap në “Kurthin” e Rusisë, “Ngritur” nga Amerika

Edhe pse saknksionet kundrejt Rusisë pasojnë njëra-tjetrën, ekonomia ruse nuk duket të rrënohet, përkundrazi, pozicioni ekonomik i Europës po përkeqësohet në mënyrë të vazhdueshme.

Kështu pra, ndërsa objektivi i paketës së parë të sanksioneve, të vendosura nga BE-ja dhe SHBA-ja, ishte shkatërrimi i ekonomisë ruse dhe presioni ndaj saj për të tërhequr trupat ushtarakë nga Ukrania, po shkojmë drejt paketës së shtatë të saknsioneve, por objektivi ka ndryshuar krejtësisht, është lokalizuar në mënyrë qesharake tek: “dobësimi i intesiteti të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Themra e Akilit të ekonomisë ruse u vërtetua që nuk ishte aspak e dobët dhe duket se po vë në rrezik falimentimi ekonomi të tjera, pasi paketat e sanksioneve funksionuan negativisht për dollarin si valuta e rezervave botërore, ndërkohë që rubla ruse u fuqizua ndjeshëm, pas përdorimit të imponuar të saj për blerjen e gazit natyror.

Objetivi fillestar i Perëndimit deri diku justifikohej, teksa bazoheshin tek teza se ekonomia ruse edhe pa saknsione është shumë e vogël, një “xhuxh ekonomik”, që barazohej me ekonominë e Spanjës përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP / PBB).

GDP / PBB në dollarë për vitin 2021 dhe parashikimet për vitin 2027

Sigurisht, GDP-ja e një vendi, si tregues i potencës ekonomike, vihet në dyshim prej shumicës, ndërkohë që një prej problemeve të shumta dhe të rëndësishme buron nga fakti që vlera e GDP-së shndërrohet në dollarë. Që do të thotë se GDP-ja varet nga luhatjet e vlerës së monedhës dollar, luhatje që nuk mund të parashikohen dhe vlerësohen, si për shembull shvlerësimi që pësoi Euro me të njëjtën monedhë, nga 1:1,57 në Qershor 2008, zbriti në 1:1,02 sot.

Nëse shndërrojmë GDP-në e Rusisë në dollarë, sigurisht që është thuajse e barazvlefshme me atë të Spanjës. Por, nëse matet në barazinë e fuqisë blerëse ose PPP-së, pra me indekset e çmimeve që tregojnë sesa njësi valutore kushton një shportë e caktuar produktesh në vende të ndryshme, atëherë problemi i shndërrimit të kursit të këmbimit shmanget dhe vetëm në këtë formë mund të bëjmë krahasime mes vendeve.

Në këtë rast, me kriter PPP-në, domethënë fuqisë blerëse, GDP-ja e Rusisë nuk barazvlerësohet me atë të Spanjës, por me atë të Gjermanisë, ndërkohë që me të njëjtin kritet PPP, GDP-ja e Kinës është më e madhe se e Amerikës.

Megjithatë janë hedhur gjithmonë shumë dyshime lidhur me nivelin e GDPsë dhe nëse Prodhimi i Brendshëm Bruto përcakton potencën e një ekonomie, sidomos kur flasim edhe për një ekonomi që është në luftë.

***

Kryesorja padyshim është se brenda Rusisë nuk ka reagime. Në Qershor 2022, sipas statistikave dhe studimeve të gjermanes “Statista”, 83% e rusëve që u pyetën, mbështesnin ndërhyrjen ushtarake të Presidentit Putin dhe janë edhe më të kënaqur me luftën që presidenti rus i ka shpallur dollarit, si dhe globalizmit.

Kështu, Presidenti Putin ka pëlqimin e popullit të tij, por edhe simpatinë e të gjitha atyre vendeve që reagojnë ndaj hegjemonisë amerikane në planet, gjithashtu dhe të të gjithë qytetarëve që konsiderohen “anti-sistem”.

Nga ana tjetër, Gjermania po paguan çmimin e qëndrimeve të saj dominuese, kryesisht pas krizës së vitit 2010 që përfshiu Europën, shumicën e vendeve anëtare të BE-së, duke krijuar armiq të dukshëm dhe të padukshëm, gjithashtu me “prodhimin” e tepricave në kurriz të kompanive të saj, por edhe të SHBA-ve.

E pra, sanksionet funksionuan politikisht dhe ekonomikisht si boomerang edhe në Britaninë e Madhe, në Francë dhe në Itali, përveçse në Gjermani.

Industria gjermane e vartur ekonomikisht nga Rusia në disa sektorë, një industri që merret kryesisht me përpunimin e lëndës së para dhe prodhimin e produktit fillestar, është një model industrie që mund të mirëfunksionojë në periudhë paqeje dhe normaliteti, por shfaq problematika të mëdha në kohë anormale, apo jo të qëndrueshme, siç janë periudhat e përplasjeve ushtarake të shteteve me të cilat është e ndërvarur ekonomikisht.

***

Nga ana tjetër, Kina është një partner tregtar i hershëm i Rusisë, me volumin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve të jetë rritur me 75% prej viti 2017. Rusia mbart energjinë dhe burimet natyrore, ndërsa Kina është motori i prodhimit në planet, duke fituar terren në të gjithë sektorët.

Të mos lëmë pa përmendur që prkrah dyshes Rusi-Kinë, ndodhet edhe India, një tjetër partnere e rëndësishme për Rusinë, me interesa të ndërsjellta.

Është e parashikueshme tashmë se Rusia do të shtrijë marrëdhëniet e saj ekonomike dhe tregtare me të gjitha vendet që nuk janë pjesë e sanksioneve kundër saj, teksa shpejt a vonë, shumë produkte perëndimore në tregun rus, do të zëvendësohen nga ato kineze.

Për rrjedhojë nuk është aspak hiperbolike të themi se Europa ra në kurthin e Rusisë, kurth që e ngriti vetë Amerika. Saknsionet e Perëndimit kundër Rusisë sigurisht që kishin pasoja në ekonominë ruse, por nuk arritën dot ta shkatërronin ekonominë e Rusisë, përkundrazi Europa sot kërcënohet nga rënie e theksuar ekonomike.

Kontinenti ynë po humbet aksesin në një treg të mundësive të mëdha dhe rrezikon një betejë tregtare me Kinën, ndërkohë që edhe nëse siguron burimin e energjisë dhe të lëndës së parë, çmimet e tyre do të jenë të tilla sa nuk do i lejojnë që të ketë një ekonomi konkurruese.

Për rrjedhojë, nëse dikush do të dojë të jetë realist, vështirë se mund të mbështesë idenë se qëndrimet e BE-së gjenden në anën e duhur të historisë, histori që duket se është duke i thënë “lamtumirë” Perëndimit.

1 Comment

  1. Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania: Vartësia e Ekonomisë Gjermane tek Kina u Rrit 6-Mujorin e Parë të 2022

Next Story

Deklaratë e Lavrov: "Mbaron Rendi Neokolonizues që na Imponuan SHBA dhe Perëndimi"

Latest from Opinione