Një zjarr ka rënë në ambientet e kompanisë “Nitrolchimica”, që grumbullon dhe shkatërron mbetje të rrezikshme, pak jashtë Milanos, në zonën San Giuliano Milanese.
Sipas informacione të derimëtanishme, 6 persona janë plagosur dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rënde, me rrezik për jetën.
Zonën e zjarrit, sipas Agjencive të Lajmeve Italiane, e ka mbuluar një re përbindëshe tymi dhe shqetësimi i instancave shtetërore qëndron në faktin se janë duke u djegur mbetje të rrezishme, si dhe pranë godinës që digjet gjendet një magazinë karburantesh. Sasia e karburanteve të magazinuara është e madhe.
Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimtë.
Kompania “Nitrolchimica” është një ndër më të mëdhatë në Europë për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve dhe ndër kryesoret në eksplorimin e burimeve alternative të energjisë.
Si është e mundur që një kompani që përdor fjalën e fundit të teknologjisë të mos ketë ndërtuar sistem antizjarr, për të shmangur shkatërrimin total dhe dëmin e pallogaritshëm financiar?
Si është e mundur që askush nuk mundi të vendosë nën kontroll zjarrin që në vatër të tij? Apo zjarri pati disa vatra?