“Serbia dhe Turqia kalojnë në një fazë marrëdhëniesh të arta bilaterale.”
Pritje mbresëlënëse i bëri presidenti serb Vuçiç, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Gjatë ceremonisë zyrtare jashtë godinës qeveritare “Palata Srbije”, në momentin e dëgjimit të himneve kombëtare, u shkrepën pushkët 10 herë nga kështjella e Beogradit, për nder të presidentit turk.
Pas takimit kokë më kokë të dy presidentëve, presidenti rus deklaroi: “Serbia dhe Turqia kalojnë në një fazë marrëdhëniesh të arta bilaterale”.
Presidenti i Serbisë i dha rëndësi të veçantë rolit të presidentit Erdogan për zgjidhjen e çështjeve respektive me Bosnjën dhe Kosovën. Gjithashtu i mëshoi faktit se Turqia është një prej investitorëve më të mëdhenj në Serbi.
Vuçiç diskutoi me presidentit turk edhe çështje të bashkëpunimit ushtarak.
Çështja e energjisë gjithashtu u diskutua mes dy presidentëve që konkluduan se Turqia do të ndihmojë Serbinë në sektorin e energjisë elektrike, duke dhënë energji nga Turqi, mes Azerbajxhanit.
Ndërsa presidenti turk gjatë intervistës për shtyp tha se u diskutuan të gjitha çështjet e hapura dhe të pazgjidhura në Ballkan dhe u përqëndrua veçanërisht në çështjet me Bosnjën dhe Kosovën, duke deklaruar se: “Në Ballkan nuk mund të ketë më çështje të hapura”.
Ndërsa për luftën në Ukrainë presidenti turk ishte kritik me qëndrimin e disa vendeve të Perëndimit kundrejt Rusisë dhe theksoi se me qëndrimin e tyre e nxisin luftën, duke i bërë thirrje Perëndimit se: “Përsa kohë bëni një luftë të tillë sfidash dhe provokimesh kundër Rusisë, nuk keni për të patur rezultat”.