Yuval Noah Harari Anëtar i FEB: “Ndaloni së Udhëtuari për të Mirën e … Mjedisit”

“Ndrysho stilin e jetës – ji i lumtur duke qëndruar në shtëpi!”

Duke folur në Samitin Ekonomik të Warwick 2022, Yuval Noah Harari, anëtar i Forumit Ekonomik Botëror (WEF / FEB), këshilltari kryesor i themeluesit të Forumit Klaus Schwab dhe një nga përkrahësit më të vendosur të implementimit të “The Great Reset”, tha se në të ardhmen njerëzit nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në ishuj të largët për të qenë të lumtur dhe se nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë para për produkte bukurie që dëmtojnë mjedisin, për t’u ndjerë mirë me veten e tyre.

Me fjalë të tjera, nismëtarët e “The Great Reset” duan të kufizojnë lirinë themelore të individit, së bashku me atë të lirisë së fjalës, e cila është të shkojë ku të dojë kurdoherë që të dojë.

Dhe e gjithë kjo, bëhet për “të mirën” e Tokës. Nesër do të jetë diçka tjetër, thotë Harari, duke i paraprirë asaj që kanë vendosur të implementojnë mbi njerëzimin.

Natyrisht, vetëkuptohet që ‘elitat’ financiare do të vazhdojnë të ruajnë privilegjet e tyre për të udhëtuar dhe për të kaluar sa më mirë.

Harari sugjeroi që kombet e botës të konsumojnë 2% shtesë të PBBsë së tyre, çdo vit, për të parandaluar një ngjarje “katastrofike” klimatike.

“Dëgjoni reklamat në TV dhe ju merrni prej tyre idenë se ‘nëse dua paqe mendore, duhet të fluturoj në anën tjetër të botës në një ishull idilik dhe të shpenzoj shumë para’ duke krijuar kështu ndotje të madhe në mjedis, me qëllim që ju të qetësoheni. Dhe kjo është thjesht një marrëzi.

Dua të them, ju nuk keni nevojë të ndryshoni dëshirën tuaj bazë për të pasur paqe, por mund ta arrini atë pikërisht këtu ku jeni. Nuk e keni të nevojshme të fluturoni në anën tjetër të planetit.

Pra, duhet të plotësojmë dëshirat bazë, megjithëse është shumë e vështirë t’i ndryshojmë. Ne duhet të ndryshojmë formën qesharake me të cilën kënaqim dëshirat dhe nevojat tona.”

Me pak fjalë, ai sugjeron që njerëzit të bëjnë një jetë “të matur” dhe të argëtohen vetëm me atë që kanë. Domethënë të qëndrosh në shtëpi dhe të jetosh në një “realitet virtual”.

Yuval Noah Harari në një moment papritur foli për dobinë e Covid-19, pasi do të edukohen qytetarë të cilët do të pranojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë që të monitorohen nga qeveritë!

Nuk ndali me kaq, por shtoi në fjalën e tij: “…disa muaj më parë, pandemia (dhe në të vërtetë të gjitha pandemitë) i bindi njerëzit të pranojnë legalizimin e monitorimit absolut biometrik”.

Edhe më e llahtarshme fjala e tij u bë në vazhdim, teksa nuk nguroi të deklaronte: “Nëse duam ta ndalojmë këtë epidemi, nuk mjafton vetëm të shikojmë njerëzit, duhet të shikojmë se çfarë po ndodh nën lëkurën e tyre. Ajo që kemi parë deri tani është se kompanitë dhe qeveritë po mbledhin të dhëna, për të parë se ku shkojmë, kë takojmë, çfarë filmash shikojmë. Faza tjetër është që gjurmimi të futet nën lëkurën tonë dhe tani i kemi sistemet e mbikëqyrjes masive, sisteme të krijuara dhe të instaluara edhe në vende demokratike, që dikur i refuzonin! Më parë, gjurmimi ishte kryesisht gjurmim mbi lëkurë, kurse tani do ta vendosim nën lëkurë. Qeveritë duhet të dinë jo vetëm se ku shkojmë, apo kë takojmë, por mbi të gjitha, qeveritë duhet dhe duan të dinë se çfarë po ndodh nën lëkurën tonë, cila është për shembull temperatura e trupit tuaj, cili është presioni i gjakut, cila është gjendja juaj mjekësore, etj. Kufizimi i lëvizjes e bën edhe më të lehtë monitorimin e vazhdueshëm dhe kontrollin e lehtë… “.

2 Comments

  1. Eshte ligji ekonomik i ritjes vleres dhe fitimit individual, shkaku i qeverisjes te gabuar te njerezimit kudo ne bote.
    Kalimi nga ligji i ritjes vleres dhe pasurise ne ligjin e ritjes te cilesise dhe mireqenies te pergjitheshme eshte e vetmja zgjidhje per permiresimin renjesor te jetes dhe shpetimin nga katastrofa.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Il dado è tratto": Kina Përkrah Rusisë, Kërkon të Marrë Rolin e "Fuqisë së Madhe" Globale

Next Story

Kështu do të Justifikojnë Errësirën

Latest from Info