Trump e mbështeti në mënyrë aktive këtë iniciativë!
Ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se Putin e informoi Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, se është gati të shpallë një armëpushim në luftën me Ukrainën, me rastin e Ditës së Fitores, më 8 maj, e cila feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
“Trump e mbështeti në mënyrë aktive këtë iniciativë, duke vënë në dukje se festa përkujton fitoren tonë të përbashkët ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
“Vladimir Putin e informoi homologun e tij amerikan për gatishmërinë e tij për të shpallur një armëpushim edhe gjatë festimeve të Ditës së Fitores. Trump e mbështeti në mënyrë aktive këtë iniciativë, duke vënë në dukje se festa shënon fitoren tonë të përbashkët”, u tha Ushakov gazetarëve pas telefonatës së dy udhëheqësve.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, armëpushimi mund të shpallet me rastin e festimit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike.
Ushakov tha gjithashtu se udhëheqësit ranë dakord se Volodimir Zelenski, i nxitur nga europianët, po përpiqet ta zgjasë konfliktin.

