Një Media suedeze publikon dokument të SHBAve që përshkruan sesi do të dërmohet ekonomia e Europës përmes përpjekjeve për një luftë në Ukrainë.
‘Nya Dagbladet’ ka publikuar ato që thuhen në një dokument të klasifikuar, që janë në thelb plane të SHBAsë për të shtypur ekonominë europiane me anë të një lufte në Ukrainë dhe të një krize energjie.
Dhe gjithçka duket të bëhet realitet, teksa Amerika ka në duart e saj të gjithë drejtimin e Bashkimit Europian, si dhe kryetarët e shteteve të Europës, mes të cilëve po realizon planin e saj të kobshëm.
Media raporton si më poshtë:
Studimi është i ‘RAND Corporation’, një Think Tank me 1.850 punonjës dhe një buxhet vjetor prej 350 milionë dollarë, një organizëm që ka për qëllim “përmirësimin e politikave dhe vendimmarrjes përmes kërkimit dhe analizës”. ‘RAND Corporation’ është i lidhur kryesisht me Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe njihet se ka pasur ndikim në zhvillimin e strategjive ushtarake dhe të strategjive të tjera gjatë Luftës së Ftohtë.
Një dokument i nënshkruar nga ‘RAND Corporation’, me titull “Dobësimi i Gjermanisë, fuqizimi i SHBAve”, sugjeron se ekziston një “nevojë urgjente” për një fluks burimesh nga jashtë për të ruajtur ekonominë e përgjithshme amerikane, por “veçanërisht sistemin bankar. Vetëm vendet europiane të lidhura dhe të angazhuara në BE-së dhe NATO-s mund të na i ofrojnë këtë pa kosto të konsiderueshme ushtarake dhe politike për ne”.
Sipas ‘RAND Corporation’, pengesa kryesore për këtë ambicie është pavarësia në rritje e Gjermanisë. Ndër të tjera, ai thekson se Brexit i ka dhënë Gjermanisë një pavarësi më të madhe dhe e ka bërë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara të ndikojnë në vendimet e qeverive europiane.
Një objektiv kryesor që përshkon këtë strategji cinike është, në veçanti, shkatërrimi i bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Rusisë, si dhe Francës, e cila shihet si kërcënimi më i madh ekonomik dhe politik për Shtetet e Bashkuara.
“Nëse zbatohet, ky skenar përfundimisht do ta kthejë Europën në një konkurrente jo vetëm ekonomike, por edhe politike të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në dokument.
Mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje: “Tërhiqni të dyja palët në luftë me Ukrainën”! Për të shtypur këtë kërcënim politik, është paraqitur një plan strategjik, i fokusuar kryesisht në shkatërrimin e ekonomisë gjermane.
“Ndalimi i dërgesave ruse mund të krijojë një krizë sistematike që do të ishte shkatërruese për ekonominë gjermane dhe në mënyrë indirekte për Bashkimin Europian në tërësi”, thuhet në dokument dhe beson se çelësi është tërheqja edhe e vendeve europiane në luftë.
“E vetmja mënyrë e mundshme për të siguruar që Gjermania të refuzojë furnizimet ruse me energji është të tërheqë të dyja palët në konfliktin ushtarak në Ukrainë. Veprimet tona të vazhdueshme në Ukrainë do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përgjigje ushtarake nga Rusia. Rusia është e qartë se nuk do të lejojë presionin e ushtrisë ukrainase mbi Republikën Popullore të Donetskut dhe nuk do e lërë pa një përgjigje ushtarake. Kjo do të bënte të mundur portretizimin e Rusisë si palë agresive dhe më pas zbatimin e të gjithë paketës së sanksioneve, e cila tashmë është hartuar.”
Partitë e gjelbra do ta detyrojnë Gjermaninë të “bjerë në kurth, pasi Partitë e Gjelbra në Europë përshkruhen si lehtësisht të manipulueshme”.
“Parakushti që Gjermania të bjerë në këtë kurth është roli dominues i partive të gjelbra dhe ideologjive europiane. Lëvizja mjedisore gjermane është një lëvizje shumë dogmatike, nëse jo fanatike, e cila e bën mjaft të lehtë injorimin e argumentave ekonomike”, shkruhet në dokument, duke cituar Ministren e Jashtme aktuale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Ministrin e Klimës, Robert Habeck, si shembuj të këtij lloji politikani.
“Karakteristikat personale dhe mungesa e profesionalizmit bëjnë të mundur që të supozohet se ata nuk janë në gjendje të njohin gabimet e tyre në kohë, për të rikuperuar vendimmarrjet e tyre. Prandaj do të mjaftohemi për të formuar me shpejtësi një imazh mediatik të një lufte agresive të Putinit dhe për t’i bërë të Gjelbrit përkrahës të flaktë dhe të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë, duke i shndëruar në një ‘parti lufte’. Kjo do të bëjë të mundur vendosjen e sanksioneve pa asnjë pengesë”.
Baerbock është e njohur për deklarimet e saj se do të vazhdojë pezullimin e gazit rus edhe gjatë dimrit – pavarësisht se çfarë mendojnë votuesit e saj për këtë çështje dhe pasojat për popullatën gjermane. “Ne do të qëndrojmë me Ukrainën dhe kjo do të thotë se sanksionet do të qëndrojnë, edhe në kohën e dimrit edhe nëse bëhet vërtet e vështirë për politikanët”, tha ajo në një konferencë në Pragë së fundmi.
“Ideale kur të arrihet ndalesë e plotë e furnizimeve”, shkruhet në dokument. Autorët e dokumentit strategjik shprehin shpresën se dëmi mes Gjermanisë dhe Rusisë do të jetë aq i madh, sa do të bëjë të pamundur rivendosjen e marrëdhënieve normale më vonë mes vendeve.
“Një reduktim në furnizimet ruse të energjisë – në mënyrë ideale, një ndalim i plotë i furnizimeve të tilla – do të çonte në rezultate katastrofike për industrinë gjermane. Nevoja për të devijuar sasi të konsiderueshme të gazit rus për ngrohjen në dimër do të përkeqësojë më tej mungesat. Bllokimi i funksionimit të ndërmarrjeve industriale do të shkaktonte mungesa të komponentëve dhe pjesëve rezervë për prodhim, kështu do të shkojmë drejt prishjes së zinxhirit logjistik dhe, përfundimisht, do të shkojmë tek një efekt ekonomik domino.”
Në fund të fundit, një kolaps total i ekonomisë në Europë shihet si i mundshëm dhe i dëshirueshëm në të gjithë dokumentin strategjik të hartuar nga ekspertët amerikanë për interes të Departamentit të Shtetit.
“Jo vetëm që do t’i japë një goditje shkatërruese ekonomisë gjermane, por e gjithë ekonomia e BE-së në mënyrë të pashmangshme do të shembet.”
Dokumenti thekson më tej se përfitimet e kompanive me bazë në SHBA do të kenë më pak konkurrencë në tregun botëror, avantazhet logjistike dhe daljet e kapitalit nga Europa nënkuptohet se do të kontribuojnë në ekonominë e Shteteve të Bashkuara, direkt dhe indirekt me afro 7-9 trilion dollarë. Për më tepër, dokumenti thekson se efekti tjetër i rëndësishëm do të jetë eksodi i “mendjes”, pasi shumë europianë të mirëarsimuar dhe të rinj do të detyrohen të emigrojnë në SHBA.
‘RAND Corporation’ bëri një deklaratë për shtyp dje duke mohuar se raporti e ka origjinën prej tyre, por nuk bëri asnjë koment tjetër, përballë një akuze që po trondit qarqet politike në Europë, ndërkohë që Media suedeze është e sigurtë që në duart e saj ka një dokument origjinal, të mirëfilltë, dokument të cilin e ka edhe Departamenti i Shtetit.
Koha për politikanët gjermanë dhe për ata të Bashkimit Europian të mendohen dy herë për vendimet që do të marrin prej këtej e në vazhdim. Nëse politikanët europianë janë “shitur” kokë e këmbë tek Departamenti i Shtetit, atëherë do të themi “Dobro pozhalovat’ Rossiya” (Welcome Russia)!