Theofania e Shenjtë është festa e tretë e Dymbëdhjetëditorit. E para është Krishtlindja, 25 dhjetor; E dyta është Rrethprerja, 1 Janar; E treta është Pagëzimi, 6 Janar.
Emërtimi Theofani/Epifani erdhi nga zëri i Perëndisë që u dëgjua mbi Tokë. Domethënë u faneps, u shfaq Trinia e Shenjtë në tre persona.
Sot fetstojnë emrin: Fotini, Foti, Urania, Jord(h)ani, Theofan dhe Theohari.
6 Janar, Uji i Bekuar, Theofanitë.
Uji ishte qysh prej agimit të ekzistencës, prezencës njerëzore, një element primar bazë për jetën dhe shëndetin e njeriut. Ndaj dhe është e nevojshme që të bekohet dhe ajazet, në burime, lumenj, liqene, puse dhe kudo buron ujë.
Mes ujit dhe kryesisht ujit të bekuar arrihet dhe përmbushet kuptimi i pastrimit, katharsit dhe çlirimit nga “demonë keqbërës”.
Me ujin e bekuar lagni duart dhe fytyrën, spërkatni shtëpitë, ambientet ku banoni dhe vendin ku punoni, me besim në Perëndi.
12-ditëshi i tre festave të mëdha (Krishtlindje, Viti i ri / Shën Vasil, Theofanitë) është një periudhë kufijsh, limitesh, një kohë e shënjëzuar, pas vjeshtës dhe në prag të pranverës, një periudhë ku njeriu i thjeshtë, krijesë e Perëndisë ndjen të nevojshme të ristrukturojë marrëdhëniet dhe balancat e tij, mes të natyrshmes dhe të mbinatyrshmes.
Kjo traditë e besimit të të krishterëve orthodhoksë në Shqipëri, u kufizua, më pas u ndalua dhe u përndoq, por kurrë nuk u zhduk. Vazhdon dhe ekziston, duke na kujtuar forma jetese, tradita besimi në Perëndi të paraardhësve tanë.
Gëzuar këtë ditë të shenjtë për Krishtërimin Orthodhoks!