Edi Rama, in Albanien

Shqipëria një Shtëpi Pleqsh Buzë Detit -‘Der Spiegel’ & Ironia Bumerang e Ramës

/

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas konstatimit të gazetarit gjerman se të rinjtë po ikin nga Shqipëria, me doza të larta ironie dhe duke dashur t’i sjellë në pah rritjen e çmimeve në Gjermani dhe jetën e shtrenjtë, bëri bumerangun e kundërpërgjigjes së inferiorit, duke i thënë se tani në Shqipërinë e lirë (jo të shtrenjtë) mund të vijnë pensionistët gjermanë për të kaluar pleqërinë buzë detit.

Kjo përgjigje, kundërpërgjigje në thelb është ndoshta gabimi më i madh i Ramës në këto 10 vite qeverisjeje. Pra, kryeministri pranon difuzion demografik në Republikën e Shqipërisë, pranon me koshiencë eksodin e pjesës më vitale të një populli, me arsyetimin se Gjermania është 2 orë larg dhe pranon si “mundësi” kompesimi numerik demografik ardhjen e pleqve gjermanë në Shqipëri, buzë detit, meqë jeta në Shqipëri është më e lirë financiarisht, se në Gjermani.

Shquhet për ironi dhe cinizëm, nervozohet përballë pyetjesh që e gozhdojnë dhe në vend të përdorë për armë durimin e të meçurit, vetpërmbajtjen e prijësit, përdor armën e karakterit me të cilin ka lindur, epërsinë e sulmit të ngutur, shigjetimin për asgjësim, që për qëllim ka kundërveprimin dhe jo parashikimin e pasojave të ndërsjellta të kundërveprimit.

Një Shqipëri pa rini, por me pleq të kamuar! Jam e sigurtë që tani për disa javë do të dëgjojmë që do të fillojë ta justifikojë dhe fashitë këtë “gafë”, që nëse e kishte thënë një kryeministër tjetër, i një vendi çfarëdo, do të ishte “kryqëzuar”.

Një Shqipëri azil pleqsh!

Pse jo!

Harta e Republikës së shqiptarëve “nesër”:

Pallati i qeverisë në kasaba, pak më tutje xhamia, përreth hashash dhe nargjile, varrezat e dëshmorëve diku më tej, në Perëndim buzë Adriatikut Azili, pak më poshtë në Jug baza ushtarake amerikane, Alpet e heshtura në Veri dhe ca zanaçinj andej nga Jug-Lindja.

Peisazh çlodhës, e shkrova dhe u relaksova vetëm duke e imagjinuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Media Suedeze Publikon Planin Amerikan për Shkatërimin Ekonomik të Europës

Next Story

Erdogan në Paranojë - Akuzon Greqinë për Krime Kundër Njerëzimit

Latest from Info