Video: Kështu Mund t’ju Vjedhin Lekët & PIN-in nga ATM-ja pa e Kuptuar – Kujdes!

Kamera sigurie në Angli regjistroi një metodë që përdorin banda, kryesisht nga Europa Lindore, për të vjedhur lekë nga qytetarë që nuk u shkon mendja për këtë akt, teksa tërheqin shuma monetare nga bankomatet (ATM).

Në Angli klientët e bankomateve po përballen me një valë vjedhjesh, që kryhen nga specialistë hajdutë, tejet të organizuar, duke humbur shumat që nxjerrin nga bankomati, pin-in, por jo vetëm kaq, ndodh që u zbrazet krejt llogaria bankare.

Banka “Barclays” publikoi këtë video bazuar në një material të regjistruar nga kamerat e sigurisë, për të përgatitur dhe për të ndërgjegjësuar klientët, për të qënë të vëmendshëm dhe vigjilentë, kur bëjnë tërheqje shumash monetare nga bankomatet.

Si mund t’ju vjedhin nga një ATM?

Ndërsa klienti i bankës pret të marrë paratë nga bankomati, një grua e panjohur qëndron pikërisht prapa tij, duke ndjekur momentin kur ai vendosni pin-in. Në atë moment gruaja aktëron duke rrëzuar vetë në tokë sendet që mban në dorë, duke hedhur poshtë edhe disa të holla. Klienti kthehet për të parë se çfarë ndodhi dhe për ta ndihmuar më pas, ndërkaq një burrë tjetër që qëndron përbri tij, tek bankomati ngjitur, i merr atij kartkreditin dhe vendos në vend të saj një karkrediti fals. Kur viktima kthehet drejt bankomatit për të vazhduar proçedurën e tërheqjes së të hollave, tërheq kartkreditin fals dhe largohet, duke lënë të tijën brenda bankomatit.

Më pas, gruaja, pasi ka vërejtur pin-in e klientit, ka së bashku me bashkëpunëtorin e saj edhe pin-in edhe kartkredin, duke qënë e mundur të tërheqë të gjitha të hollat nga llogaria bankare e klientit viktimë.

Vjedhjet në bankomatet në Angli janë rritur me 50%, gjatë vitit të fundit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sonda e Terrorit u Hap Sërish - 2 të Plagosurve në një Sulm me Thikë në Paris!

Next Story

Dy të Arrestuar në Komplotin për të Bombarduar Vendndodhjen e Trump-it!

Latest from Info