Zuckerberg ka humbur në vitin 2022, 31 miliardë brenda një dite.
Viti 2022 rezultoi të ishte një vit i vështirë për Mark Zuckerberg, pasi themeluesi i Facebook dhe Meta pa gjysmën e pasurisë së tij të “fluturonte” duke rënë disa vende në listën e miliarderëve të Bloomberg.
Më në detaje dhe sipas Bloomberg.com, M. Zuckerberg më 1 janar 2022 kishte 142 miliardë dollarë dhe ishte në vendin e 6-të të listës, por gjatë vitit ai “ra” me 14 vende, për rrjedhojë tani është në vendin e 20të me 55.9 miliardë dollarë.
Sipërmarrësi duket se ja atribuon më shumë humbjen ristrukturimit të pjesës më të madhe të Facebook në Meta. Ndërkohë që analistët mendojnë se vartësia e tij nga “Deep State”, nga e majta amerikane dhe çensurimi i fjalës e solli atë drejt rënies së theksuar.
Fillimisht, pas ndryshimit, në tetor 2021, raportet e të ardhurave të kompanisë ishin astronomike, por shkurtin e ardhshëm, Facebook raportoi zero rritje të përdoruesve mujorë, me M. Zuckerberg që humbi 31 miliardë dollarë në një ditë të vetme.
Performanca e dobët e Metës duket se është edhe për shkak të shumë faktorëve të tjerë, të tillë si ‘Reels’ të Instagramit, “përgjigjja” e platformës ndaj ‘TikTok’, duke mos dhënë të ardhurat e pritura.
Megjithatë, themeluesi i Facebook nuk është i vetmi miliarder që pa pasurinë e tij të tkurret këtë vit. Konkretisht, Jeff Bezos ka humbur 46 miliardë dollarë, ndërsa Larry Page i Google ka parë 34 miliardë dollarë “të zhduken” nga llogaritë e tij.