“Ndoshta iluminizmi, teknologjia dhe laicizmi (sekularizmi – pikëpamja se shteti dhe çdo ent tjetër shoqëror duhet të ndahen plotësisht nga feja dhe nga institucionet dhe doktrinat e ndryshme fetare) nuk e kanë pastruar (çliruar) Europën nga shkenca më e vjetër e të gjithave – okultizmi.”
Adam Nevill, “Banquet For the Damned” (“Banket për të Mallkuarit”):
Nëse e hedhim poshtë okultizmin si lojë fëminore, rituale të luajtura nga një pakicë njerëzish irracionalë, do të nënvlerësonim seriozisht gjithëpërfshirjen e tij në histori. Të vishesh me mantele, maska dhe të vallëzosh rreth gjërash të shenjta dhe figurash gjeometrike, ka influenca paçka nëse e besojmë apo jo. Megjithëse shumica e okultistëve modernë dhe praktikuesve të ritualeve satanike ka më shumë gjasa të veshin uniforma ushtarake dhe mansheta të korporatave, si dhe janë shumë seriozë në besimet dhe bindjet e tyre.
Bota e lashtë u përshkua nga ndikimet fetare deri në reformimin dhe ngritjen e metodave shkencore, ku u vërejt se potenca e Kishës po binte në mënyrë të vazhdueshme. Historia bazë e shoqërive sekrete dhe adhurimit të okultit e mbushi këtë boshllëk të Kishës dhe ndoshta e rriti rezonancën dhe influencën e saj, ndërsa Shteti i Sigurisë Kombëtare fitoi epërsinë.
Struktura e saj hierarkike është pre e elementëve patogjenëve të drejtimit të Kishës Katolike, me të vetmin ndryshim se, është më e vështirë për t’u identifikuar, pasi natyra e okultit, siç e shfaq edhe emri i tij, është që të fshihet, që të ekzistojë në nënshtresat e shoqërive. Kjo është gjithashtu arsyeja pse strukturat ushtarake, qeveritare dhe ekonomike janë të lidhura ngushtë, ose janë të rrënjosura në vëllazëri okulte, si: Masonëria dhe Vëllazëria e Iluministëve / Rosikrucianëve.
Amerika u themelua literalisht, pjesërisht, nga Masonët me një imperativ okult dhe qëndrojnë prapa shumë institucioneve të sotme amerikane. *Lëvizja e Epokës së Re ose e Fuqisë Humane është e lidhur ngushtë me klube dhe shoqëri okulte që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë organizatave të tjera me ndikim në botën e shekullit të 21të.
Komentuesit zakonisht nënvlerësojnë kontributin e politikave që vijnë nga bindjet e Epokës së Re, si ato beninjë, ashtu edhe ato malinjë, të cilat gjithësesi përzihen në një migmë shumë të pashëndetshme në nivelet më të larta të pushtetit dhe përgjegjësisë. Në një kuptim shumë pragmatik, planet e ekonomisë neoliberale, të kolektivistëve dhe ithtarëve të Shtetit Botëror Marksist mbështeten nga një impuls më i fuqishëm që i përket lashtësisë.
Fotografi: Regalia masonike. Fjala fillimisht i referohej veshjeve zyrtare dhe aksesorëve të veshjeve të përpunuara të një sovrani, por tani fjala zakonisht i referohet çdo lloji veshjeve zyrtare apo aksesori.
Shumë nga globalistët ‘Global Shapers’ e sotëm janë okultistë që studiojnë tekstet mistike të lashtësisë, ritualet dhe traditat e tyre të lashta misterioze që datojnë mijëra vjet më parë, secili prej tyre pretendon se është prejardhja autentike e një Plani për Njerëzimin. Traditat teozofike dhe masonike na mësojnë se çdo komb ka një fat shpirtëror të shkruar, i cili udhëhiqet nga një hierarki qëniesh të njohura si “Vëllazëria e Madhe e Bardhë” ose “Mjeshtrat në Ngjitje”, të cilët “eklipsojnë” liderët botërorë për të manifestuar një “plan hyjnor” për botën. Katër mësues – Kuthumi, (Koot Humi) El Morja (El Morya), Rogoczy (Saint Germain – Konti i Saint Germain) dhe Tibetiani Juvhal Khul (Jwal khul) – instrumenta letrarë apo persona realë – patën një ndikim të madh në jetën e intelektualëve, të shkrimtarëve romantikë dhe të Elitës së fundit të shekullit të 18të dhe fillimit të shekullit të 19të, të cilët përcaktuan axhendën për një Epokë të Re të ardhshme (apo Rend të Ri).
Pikërisht ashtu siç shumë nga liderët globalistë kanë Guru prej të cilëve marrin udhëzime dhe orientime, ashtu edhe themeluesit fillestarë, bankierët dhe korporatistët e Regjimit Angloamerikan kishin për “Mësues”, “Mjeshtrat” mes të cilëve ndiqnin me kujdes objektivat e parapërgatitur për të kontribuar në Masterplanin e Përgjithshëm, Master Plan (që pasohet me një të qeshur djallëzore…).
Masonëria është ndoshta shoqëria sekrete më e vjetër në planet. Anëtarët e saj janë të bindur se ajo i ka dhe i ushqen rrënjët e saj nga misteret e lashta të Egjiptit, si dhe nga amalgami, përzjerja e mbretërisë së hebrenjve dhe egjiptianëve të lashtë.
Siç e përshkroi edhe një Mega Dhjakon i Lartë (Senior Grand Deacon – titull i lartë masonik) Masonërinë, mund të citojmë:
“Masonëria konsiderohet si pasardhësi i menjëhershëm, ose si mbijetesa e mistereve … të Isidës dhe Osirit në Egjipt…” Dëshmia për këtë është e qartë në ritualet e Monarkisë Britanike; në Gjykatat Ligjore dhe në ritet skoceze të Masonërisë. Shkrirja e kulteve të lashta të Saturnit dhe Diellit së bashku me ndikimin korruptues të kultit, që është në thelb adhurim i lashtë egjiptian i vdekjes dhe ribashkimit të familjeve të lashta hebre, vazhdon të dominojnë traditën masonike. Zotat dhe Perëndeshat Egjiptiane dhe Kabala Babilonase (Luriane) shfaqen shumë në Masonëri dhe në shumicën e traditave okulte. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet Monarkisë Britanike dhe Perandorisë së saj, e cila ka një traditë të veçantë të ndikimit masonik dhe për rrjedhojë, pranisë së degëzimeve të tilla si teozofia dhe ‘Lucis Trust’, të cilat do t’i shqyrtojmë në vazhdim.
Reliket egjiptiane ‘memorabilia’ që zbukuruan mbretëreshën Elizabeth II dhe rrethin e njerëzve të saj, si dhe agjiografi të tjera kulturore në institucione britanike, ekspozohen ende ndjeshëm në Britani. Historianë dhe ekspertë antikuaresh si John P. Pratt ofrojnë një seri provash për origjinën e traditave mbretërore, që shtrihen në Egjiptin e lashtë. Pratt në artikullin e tij me titull “Evidenca Gjeologjike për Fronin Britanik të Davidit?”, botuar për herë të parë në ‘Meridian Magazine’, më 2 qershor 2003, përmban disa referenca interesante për obsesionin mbretëror me Egjiptin.
E vërtetë apo jo, Monarkia mesa duket beson se ata e kanë prejardhjen nga linja të gjakut mbretëror egjiptian, meqenëse edhe shoqëria në përgjithësi është e fiksuar pas gjakut të pastër.
Duke u kthyer tek stema e kurorëzimit, stema (kurora) e Monarkut ka 12 gurë që përfaqësojnë dymbëdhjetë fiset hebree. Dymbëdhjetë gurët e këtyre fiseve mbaheshin gjithashtu në parzmoret e kryepriftërinjve hebrenj në Kanaan. Flamuri ‘Union Jack’ i Mbretërisë së Bashkuar është i kuq, i bardhë dhe blu, të njëjtat ngjyra si tre stemat apo kurorat e Egjiptit. Sot, Britania e Madhe është i vetmi komb i quajtur “Great” (i madh). Në hebraisht fjala “Britania” do të thotë “tokë e besëlidhjes” dhe “Britanik” do të thotë “njeri i besëlidhjes”. (A mos ndoshta kjo do të thotë se Britania është stacioni i parë modern i një Izraeli të Madh?) Dhe sipas mjaft studiuesve që kanë hyrë në thellësi të filozofisë angloizraelite, besëlidhja që Zoti Biblik i dha Abrahamit ishte një premtim për ta bërë emrin e tij të madh dhe për t’i siguruar atij nje komb.
Simbolet në stemën britanike tregojnë gjithashtu origjinën hebraike të Britanisë. Nëse Bibla është e saktë, harpa simbolizon mbretin hebre David dhe luani biblik dhe njëbrirëshi, që mbajnë lart mburojën, simbolizojnë kombin e Izraelit. Motoja: “Dieu et mon dior” që do të thotë: “Zoti dhe e drejta ime” që simbolizon të Drejtën Hyjnore të Monarkut Britanik në një fron të përjetshëm.
“Guri i Jakobit”, “Guri i Fatit” ose “Guri i Skones” (“Stone of Jacob”, “Stone of Destiny”, “Stone of Skone”) ndodhet nën fronin e Mbretëreshës, fakt që ngre një pyetje të arsyeshme: Pse?
Jakobi ishte vëllai binjak i Esavit dhe të dy ishin bij të Isakut, i cili ishte djali i Patriarkut të Madh Abraham. Jakobi kishte ikur në një vend të njohur sot si Bethal në Izrael për shkak të një kundërshtie të rrezikshme mes dy vëllezërve. Siç na thotë edhe historia, ai u shtri për të pushuar në një gur të madh, të lëmuar dhe pa në ëndërr një shkallë që të çonte në parajsë, që ngjasonte shumë me piramidat e ndërtuara nga mbretërit egjiptianë. Kjo mund të jetë edhe një rastësi, por mbretëresha u kurorëzua gjatë ceremonisë së saj në majë të një piramide simbolike egjiptiane. Gjatë ceremonisë së kurorëzimit mbretëresha u kthye në katër këndet e globit, siç përfaqësoheshin nga globi i vogël që ajo mbante në dorë dhe që simbolizonte sovranitetin global.
Në sferën më të gjerë të ritualit monarkik, Jubiletë Mbretërorë thuhet se kanë origjinën në Egjiptin e lashtë, ku faraonët festonin 30 vjet sundimi. Ashtu si me traditën e faraonëve, mbretëresha Elizabeth II festoi Jubileun e argjendtë, atë të artë dhe atë të diamantit.
Edhe pse pjesërisht e mbuluar nga dora e saj, kamxhiku ose kamxhiku ndëshkues që shikojmë në piktura dhe fotografi të epokës së kurorëzimit, vjen gjithashtu nga Egjipti i lashtë, ashtu si edhe skeptri mbretëror që mbartte pasardhësja e faraonit të ditëve moderne – mbretëresha Elizabeth II – siç dikur mbahej nga mbretërit faraonikë egjiptianë.
Marrë nga minierat e diamanteve në Afrikën e Jugut në vitin 1905 (gjatë periudhës së aventurave të Cecil Rhode në Transvaal) diamanti i dytë më i madh në botë, ose “Ylli i Madh i Afrikës” gjendet në majë të skeptrit, pronë e mbretërisë. Besoj se e vutë re sesa shumë vëmendje iu dha nga televizioni kurorës, stemës mbi arkivol, gjatë varrimit të Monarkes. (Ndërsa diamanti më i madh në botë është Diamanti i Jubileut të Artë i cili tani “banon” në Pallatin Mbretëror Tailnadez si pjesë e bizhuterive të stemës.)
Bletët gjithashtu simbolizonin familjen mbretërore (gjakblu) në Egjiptin e lashtë dhe që atëherë janë lidhur me simbolikën masonike, duke përfshirë edhe Iluminatin e famshëm ose “Urdhërin e Bletëve”.
Në garderobën e mbretëreshës ndodh që të gjejmë edhe simbolin e bletës. (Mendja e Kosheres / “vetëdijes kolektive”?) Ashtu siç ishte praktikë e zakonshme endogamia (martesa brenda familjes) në familjen mbretërore egjiptiane për të ruajtur pushtetin, pasurinë dhe gjakun brenda familjes, mbizotërimi i inçestit në familjen mbretërore është dokumentuar më së miri, së bashku me sëmundjet shoqëruese të përftuara nga praktika të tilla.
Eugjenika nuk funksionoi as atëherë, megjithëse kjo nuk e dobësoi besimin se funksiononte. Shkenca e re e epigjenetikës (mekanizmat gjenetikë që lejojnë që efektet e përvojave prindërore të kalohen në brezat pasardhës) luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e gjeneve me defekt, gjene që shtrihen në anomali psikologjike (psikopati), që hasen kaq shpesh si pjesë e monarkive europiane. (Kushtojini vëmendje fjalës epigjenetikë dhe përvojave prindërore që ndikojnë në gjenetikën e pasardhësve tek gjithësecili prej nesh.)
Edhe njëherë shohim vazhdimin e një tradite të lashtë egjiptiane me varrimin e më shumë se 20 monarkëve të vdekur britanikë në të njëjtin vend, që mbahen në pllakat të mermerta varresh në Westminster Abby, ashtu siç mbretërit e ‘faraonit’ u ruajtën dhe u varrosën në tempuj piramidalë. Dhe ndoshta ashtu si mbretërit e lashtë egjiptianë, monarkët britanikë mbajnë unaza “cygnet” (unaza vulash, simbolesh) që erdhën dhe kaluan nëpër shekuj nga paraardhësit e lashtë hebrenj. Faraonëve të lashtë u pëlqente të shfaqnin potencën e tyre në monumente guri dhe monedha. Imazhi i Mbretëreshës Elizabeth është printuar në më shumë monedha dhe pulla se çdo kryetar tjetër shteti në historinë e botës. Rastësi vallë?
Të paktën, kjo është teoria, edhe nëse historianët i kundërshtojnë këto rrëfime. Pavarësisht nëse disa nga këto detaje dhe rituale vijnë apo jo nga imagjinata e romantikëve britanikë 200 vjet më parë, sigurisht e megjithatë ka vlerë edhe ky grupim rastësish. Kur disa rastësi konvergojnë së bashku, përjashtojnë rastësinë.
Duke shkuar më tej, ende mund të shohim ndikimin e jashtëzakonshëm të ritualit masoniko-egjiptian mbi veshjen dhe kodin. Gjyqtarët dhe avokatët mbajnë veshjen mbuluese të kokës, që e ka origjinën në Egjipt, ndërsa fustani apo kilti i fiseve skoceze vjen nga moda e faraonëve. Struktura e qeverisjes në Egjiptin e lashtë ishte një model piramidal, me një hierarki priftërinjsh dhe vezirësh që u shërbenin faraonëve. Monarkia Britanike sundon në të njëjtën mënyrë si Kisha Katolike dhe shoqëritë okulte, të cilat kanë trashëgimi të përbashkët konceptin e Sinarkisë të disa dinastive në Egjiptin e lashtë.
Nga një mishmash kompleks kopjimesh dhe pëarqasjejesh të mitologjisë, një tipar i ngjashëm shfaqur mes historianëve alternativë është se, duket që ka një mbulim shumë të madh nga shkrimtarët hebrenj të Dhjatës së Vjetër, për të fshehur faktin që hebrenjtë dhe egjiptianët ndanin të njëjtën linjë gjaku feudal mbretëror. Gjatë periudhës së shkatërrimit (rënies) të mbretërisë së tyre të plotë dhe mërgimit të tyre nga Egjipti, e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin ishte fshehja e identitetit të tyre hebre, ndërrimi i emrave në Egjiptianë dhe martesa me mbretër egjiptianë. Një fis i caktuar hebrenjsh depërtoi në zakonet egjiptiane dhe ligjin egjiptian dhe jo vetëm u fsheh nga egjiptianët, por edhe nga populli hebre. Adhurimi i perëndive të tyre ishte i fshehur në qarqe ezoterike mbretërore dhe shoqëri sekrete, ashtu siç ndodh edhe sot. Pasardhësit e faraonëve hebrenj të Egjiptit sunduan me grusht të hekurt gjatë historisë duke ngritur perandori dhe duke shkatërruar qytetërime kudo ku kalonin. Por qëllimi i tyre i vetëm ishte Perandoria Botërore.
Edhe pse ka shumë prova indirekte, teoria mbetet dhe trajtohet si spekulim. Në fakt, kultura hebraike mund të ketë rrëmbyer qëllimisht mitologjinë egjiptiane për të promovuar veten dhe për të uzurpuar fronin e historisë.
Megjithatë, Masonëria dhe rrënjët e saj egjiptiane u përdorën si frymëzim për shumë shkrimtarë të ezoterizmit (okultizmit), të cilët zakonisht përfshinë në veprat e tyre versione të përditësuara të natyrës totalitare të klerit të kohës.
Njëri prej tyre ishte Alexandre Saint-Yves d’Alveydre (1842-1909), i pari që përdori termin “Sinarki” në librin e tij “La France vraie” për të përshkruar atë që ai besonte se ishte forma ideale e sundimit nga Elita. Thuhet se ka qenë një përgjigje ndaj mendimit anarkist që po mbizotëronte dhe pjesë e filozofisë politike të Saint-Yves. Sinarkia, qëndronte në antitezë me anarkinë. Ai besonte në një sistem klasor të dallueshëm socio-ekonomik që sugjeronte një Rend Neofeudal brenda një Europe Federale – një Qeverie që do të përbëhej nga tre këshilla, një për fushën akademike, një për trupin gjyqësor dhe një për tregtinë. Ky është në thelb motori lëvizës që qëndron prapa udhëheqësve, apo që qëndron si hije e qeverive në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lëvizja e Sinarkisë
Sinarkia mund të përshkruhet si një formë e teokracisë okulte (ose sundimi nga kleri) e bazuar në një përzierje të Monarkisë të iluminuar, një sistemi kaste, me shtresë të sheqertë të kamuflimit të fashizmit.
Saint-Yves ishte i apasionuar pas të njëjtave gjëra si Alice Bailey, përkatësisht kishte një obsesion me Rendin Botëror të kanalizuar përmes Kombeve të Bashkuara dhe krijimin e shteteve dhe unitetit në botën materiale.
Problemi i vetëm me përpjekjen për të pasqyruar supozimet e Unitetit dhe Unikes në këtë nivel, që mund të ekzistojë në një plan më të lartë ekzistence, është se ato provokojnë dhe përforcojnë materializmin, duke lejuar që fronëzimi i sovranitetit patokratik, të mbërrijë nga dera e pasme. Shkrimtarët dhe studiuesit Lynne Picknett dhe Clive Prince theksojnë sa vijon në këtë kontekst:
“Disa nga figurat më të mëdha në historinë e mëvonshme okulte ishin ndjekës të Saint-Yves, gjë që nuk është për t’u habitur, pasi okultistët, me dashurinë e tyre për hierarkinë, priren të jenë totalitarë dhe antinomë për nga natyra.”
Shkrimtarët ezoterikë si Rene Guenon, Julius Evola dhe kriptoegjiptologu RA Schwaller de Lubicz e përqafuan Sinarkinë me entuziazëm të madh, duke përhapur kështu parimet e fashizmit shpirtëror gjithkund. Shkrimtari i fundit ishte veçanërisht i prirur të prezantonte Egjiptin e lashtë si qytetërimin e parë të Sinarkisë, i cili, ndonëse përfundimisht u shemb në gjurmën e tij entropike, kishte shumë pak për t’i ofruar botës në përgjithësi, preferoi të besonte se totalitarizmi egjiptian i dinastisë së fundit ishte diçka që duhet ta imitonin, ashtu siç bëjnë shumë egjiptologë.
Në librin e parë të Saint-Yves mbi Sinarkinë, “Çelësa në Lindje” (1877) ekziston një ftesë apo thirrje e qartë për një Europë të Bashkuar që buron nga bindjet e tij në një rend laik dhe në një Epokë të Artë të sovranitetit të iluminuar.
Të udhëhequr nga një Elitë e përparuar shpirtërisht, ata dërgojnë periodikisht një lajmëtar në botën njerëzore për të përhapur “ungjillin” e pranisë së tyre. Ruajtësit e kësaj tradite sinarkike nuk ishin askush tjetër veçse një “Vëllazëri në Ngjitje”, konservatorë të zbulesës Sinarkike – me seli të tyren në mbretërinë sekrete të quajtur Agartha, e fshehur thellë në Himalaje.
Për të treguar se ai ishte serioz në vizionet e tij, viti 1886 ishte viti kur Saint-Yves themeloi Sindikatën e Shtypit Profesional dhe Financiar, e krijuar për të trumbetuar Sinarkinë mes nxënësve dhe zëdhënësve tek industia dhe politika.
Duke pasur parasysh atë që dimë për qeverinë ‘Vichy’ gjatë luftës (L2B), nuk përbën çudi fakti që ishte shumë atraktive për shumë politikanë francezë. Prandaj, Saint-Yves ishte pra padyshim i suksesshëm kur dhe u shpall “Chevalier i Legjionit të Nderit” në vitin 1893, një gjest i përsosur për një sinakrik që është i fiksuar me prestigjin.
Ashtu si të gjithë individët e fiksuar pas pushtetit që kërkojnë kontroll më të madh, dishepujt e Saint-Yves “…vendosën t’i shtyjnë anëtarët e tyre në pozicione kyçe në institucionet politike dhe ekonomike me synimin për të krijuar – sipas fjalëve të Richard F. Kuisel (një specialist i shekulit të 20të i historisë politike franceze) – një qeveri globale, krijuar nga një elitë e përngjashme me lashtësinë. Sinarkia u bë sinonim i “qeverisjes nga një shoqëri e fshehtë”, duke e bërë të vështirë në praktikë dallimin midis sinarkistëve të mirëfilltë dhe atyre që ishin thjesht nën ndikimin e saj”.
Meqenëse idetë sinarkiste kishin rrjedhur tashmë në Teozofi, ato u zhytën nga ana e tyre në fuçinë e sapolindur të barutit të ideologjisë naziste dhe kështu përfaqësonin një formë reagimi okult për Europën dhe Amerikën.
Regjimi fashist Vichy dhe aleancat frankogjermane dhe italiane vazhduan këtë traditë si pjesë e një rrjeti fashist që synonte krijimin e një bashkimi paneuropian.
Një raport 18 faqesh i inteligjencës ushtarake franceze mbi grupet sinarkiste franceze, i gjetur në arkivat e luftës në korrik 1941, jep disa detaje interesante rreth zhvillimit të aparatit fashist.
Sipas “Executive Intelligence Review”:
“Raporti kishte të bënte me Lëvizjen Sinarkiste të Perandorisë, Asamblenë Revolucionare Sinarkiste dhe Komitetin Sekret për Veprim Revolucionar, krahu i udhëheqjes ushtarake të LSsë, i njohur gjithashtu si ‘Kapuçat’. . Këto grupe u organizuan fshehurazi për të ndjekur një qëllim të përbashkët dhe të unifikuar: Marrja e fshehtë e pushtetit në Europë.
Lëvizja Sinarkiste (LS) është një lëvizje ndërkombëtare që u ngrit pas Traktatit të Versajës dhe u financua dhe drejtohej nga grupe të caktuara financiare që i përkisnin komunitetit kryesor bankar ndërkombëtar. Qëllimi i tyre është në thelb të përmbysin regjimet parlamentare në të gjitha vendet ku ekzistojnë, të cilat konsiderohen të përkushtuara, por jo mjaftueshëm ndaj interesave të këtyre grupeve dhe për rrjedhojë shumë të vështira për t’u kontrolluar, sepse ka shumë njerëz për t’u kontrolluar.
Prandaj LS propozon zëvendësimin e tyre me regjime autoritare që janë më fleksibël dhe të menaxhueshëm. Fuqia do të përqendrohet në duart e CEOve të sektorëve dhe në duart e përfaqësuesve të përzgjedhur të grupeve bankare të përzgjedhura për çdo vend. Me një fjalë, ideja është që çdo vendi t’i jepet një kushtetutë politike dhe një strukturë e përshtatshme ekonomike kombëtare e organizuar për qëllimet e mëposhtme:
- Dorëzimi i pushtetit politik drejtpërdrejt në duart e individëve të përzgjedhur dhe largimi / shmangia e të gjithë ndërmjetësve;
- Krijimi i një përqendrimi maksimal i industrive dhe shtypja e çdo konkurrence të pajustifikuar;
- Vendosja e kontrollit absolut mbi çmimet e të gjitha mallrave (lëndëve të para, gjysëm të gatshme apo produkteve të gatshme);
- Krijimi i institucioneve ligjore dhe sociale që parandalojnë çdo veprim ekstrem.”
Këto lëvizje, nga ana tjetër, kishin të gjitha anëtarë okultistë, parimet metafizike të të cilëve mbështesnin qëllimet gjeopolitike. Pavarësisht nëse flasim për establishmentin angloamerikan, apo për sinarkistët europianë, ata ndryshojnë vetëm në detaje, por ndjekin të njëjtën linjë të Rendit të Ri Botëror.
Dhe sigurisht sinarkia ka një marrëdhënie të ngushtë me elitën europiane dhe ëndrrat e tyre është një Bashkim Europian Federal dhe përfundimisht një supershtet.
Lidhja fashiste e fashizmit panevropian dhe fashizmit universal është ende e gjallë dhe godet me shkelma, edhe nëse do t’i duhej të rivlerësonte Planin e saj të Madh të Integrimit Europian, pasi kartelizmi i tij financiar dhe korrupsioni doli në dritë dhe e mësoi populli. (Lidhja e sotme europiane e bindjeve sinarkike, që tradicionalisht vjen nga Franca, gjendet aktualisht në “Le Cercle” me një lidhje të forta me degët e Masonërisë Europiane).
Nuk ka dyshim se ka shumë masonë të përkushtuar për të mirën e njerëzimit, por besimet dhe lidhjet e themelimit, veçanërisht origjina historike e tij me Egjiptin e lashtë, sugjerojnë se një vëllazëri e tillë okulte karakterizohet në shkallë më të larta nga një grup besimesh satanike. Në fund të fundit, qëllimi kryesor i Masonërisë është të rivendosë këtë fe misterioze për Rendin Botëror të ardhshëm. Çfarë cilësi dhe karakteristika do të marrë? Kjo varet nga kush e ka kontrollin e kreut të piramidës së tyre, ku skemat më dashamirëse priren të varen rreth niveleve të poshtme ose të mesme të njohurive / dijeve.
Edhe pse masonët kryejnë në heshtje akte të mëdha bamirësie, arsyeja e vërtetë pas Masonërisë është evolucioni shpirtëror dhe përsosja e natyrës së tyre njerëzore, në mënyrë që ajo të bëhet më “e ngjashme me Zotin” me anë të së cilës do të mund të shfaqet një “supernjeri” i vërtetë. Janë këto tema dhe çështje që shtrembërohen kaq lehtë dhe zgjidhen për qëllime thjesht egoiste dhe materialiste. Shtresat brenda shtresave ofrojnë fshehtësi dhe njohuri të mprehta misterioze që rrjedhin nga lart.
Natyra e kësaj fshehtësie u përshkrua nga një tjetër Mason i famshëm, Manly P. Hall:
“Masonëria është një vëllazëri brenda një vëllazërie – një organizatë e jashtme që fsheh një vëllazëri të brendshme të zgjedhurish. Para se të mund të diskutojmë origjinën e Masonërisë, duhet të sqarojmë ekzistencën e këtyre dy Batalioneve të veçanta, por të ndërvarura, të së dukshmes dhe të së padukshmes. Shoqëria e Dukshme është një vëllazëri e madhe burrash “të lirë dhe të respektuar”, të cilët janë të përkushtuar ndaj çështjeve morale, arsimore, vëllazërore, patriotike dhe humanitare. Shoqëria e Padukshme është një vëllazëri e fshehtë dhe shumë e lartësuar, anëtarët e së cilës janë të përkushtuar ndaj shërbimit të një ‘arcanorum arkanum’ misterioz. Vëllezërit që janë përpjekur të shkruajnë historinë e artit të tyre nuk e kanë përfshirë në traktatet e tyre historinë e asaj shoqërie të brendshme vërtet të fshehtë, e cila për trupin e masonëve është siç është zemra për trupin e njeriut.”
Atëherë, kujt duhet t’i besohet dhe adresohet drejtimi dhe interpretimi i “Arcanum arcanorum” dhe përgjegjësia e fuqisë që mbart dhe sjell? A mos vallë ne, të palarët e mëdhenj, duhet t’u besojmë njerëzve të tillë që kërkojnë të përdorin: “…energjitë e ndezura të Luciferit” dhe të provojnë aftësinë e tij për të përdorur drejt energjinë e tij?”
Dy fakte janë të dukshme:
- Fokusi dhe ritualet e Masonërisë lindën nga shkrirja e sinarkizmit të lashtë egjiptian dhe besimit judeo-kristian.
- Vëllazëritë masonike kanë kaq shumë çarje dhe vrima tashmë sa që po vërehet degjenerim psikologjik në shtrirje (ponerogjenezë), në të gjitha shtresat, gjë që po ndodh për një periudhë të gjatë kohore, aq sa që është pothuajse e paimagjinueshme sesa thellë shkon në kohë ky degjenerim.
Si mund t’i shmangemi një virulence, infeksioni të tillë, kur të njëjtat modele patogjene të kastës masonike po i hasim vazhdimisht në sistemet tona sociale, sisteme relativisht të reja, që kanë mbërthyer thuajse tërësisht botën perëndimore? Kjo është sot çështja! Ndaj dhe rryma kundërshtuese e individëve dhe politikanëve që kërkojnë një botë të kombeve të mëvetësuara, po konfrontohet ashpër me Masonërinë e Rendit Global, të Qeverisjes Globale, që ndoshta do të na çojë në L3B dhe shfarosjen e qindra milionë njerëzve, sepse e keqja, satanikja ka mbërthyer sistemin dhe pushtetin në çdo vend të Perëndimit dhe synon me çdo kusht ta shndërrojë qeverisjen në Sistem Global Qeverisjeje.
Në cilin grupim do të jesh, kjo është përzgjedhje e gjithsecilit!