“Ajo që thotë Kushtetuta jonë do të zbatohet” dhe Kushtetuta thotë “përdorim edhe të armëve bërthamore”!
Zëdhënësi i Kremlinit Peskov e bëri të qartë në deklaratën e tij se: “Nëse Ukraina sulmon territoret e referendumit (Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhia), Kushtetuta ruse do të zbatohet”. Që do të thotë se do të konsiderohet një “sulm në tokën ruse” dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat edhe me përdorimin e armëve bërthamore, siç parashikohet në Kushtetutën ruse.
Peskov theksoi megjithatë se Moska dëshiron që procesi i negociatave të arrijë qëllimet e saj, por nuk mund të parashikojë kushtet për rifillimin e tij.
“Me një vendim pozitiv në referendum, do të pasojnë veprimet e parlamentit dhe Presidentit të Rusisë, do të nënshkruhen dokumentet, gjithçka do të jetë e menjëhershme”, tha ai.
Peskov gjithashtu vuri në dukje se: “Çështja e një pushimi të mundshëm me heqjen e borxheve të atyre që janë thirrur si pjesë e rekrutimit të pjesshëm është duke u përpunuar nga qeveria, megjithëse ende nuk ka një pozicion të qartë”.
Referendumet në rajonet rusishtfolëse:
Më 23 shtator 2022 në pesë rajone rusishtfolëse të Ukrainës, Luhansk, Donetsk, Zaporizhia, Kherson dhe pjesërisht në Nikolaev, mbahet Referendum dhe qytetarëve u kërkohet të votojnë për integrimin e tyre në Rusi.
Procesi nisi në orën 08:00 (koha lokale) dhe vazhdon mesditën e së premtes, derë më derë për arsye sigurie, siç vendosi Komisioni Zgjedhor i separatistëve prorusë të Doneckut.
Ish Kryeministri i Rusisë dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev e bëri sërish të qartë se “Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore në rast se territoret e reja ruse kërcënohen, nëse banorët e këtyre zonave vendosin pas referendumeve të bashkohen me Rusinë. Rusia jo vetëm që ka aftësi mobilizimi, por çdo armë ruse, përfshirë armët bërthamore strategjike dhe armët e bazuara në teknologjitë e reja, mund të përdoren për të mbrojtur Donbasin dhe territoret e tjera pas referendumeve, për pranimin e tyre në Rusi”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram.
Ai vazhdoi në deklaratën e tij se: “Establishmenti perëndimor dhe të gjithë qytetarët e vendeve të NATOs duhet të kuptojnë se Rusia ka zgjedhur rrugën e saj dhe nuk ka kthim prapa”.
Duke përfunduar me fjalët: “Disa gjeneralë budallenj pensionistë nuk na trembin dot duke folur për një sulm të NATOs në Krime. Armët ultrasonik garantohet të jenë në gjendje të arrijnë objektivat në Evropë dhe SHBA, shumë më shpejt sesa mendojnë”.