“Perëndimorët e konsiderojnë sigurinë e tyre më të rëndësishme se Kievi.
Zelenski dëshiron të anëtarësohet sa më shpejt në NATO, ide brilante. Thjesht, mes kësaj kërkese përshpejton fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Biden nga ana tjetër deklaron mosnjohjen e territoreve të reja që iu bashkuan Rusisë. I them Presidentit amerikan se do u gjejmë një vend të mirë për të hapur konsullatë amerikane në këto territore të Federatës Ruse”, deklaron Medvedev.
Ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit në Rusi, Dmitry Medvedev tha se: “Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, në raste të paracaktuara”, duke pohuar se “Moska sigurisht që nuk po bën bllof”.
Përkundrazi, ai beson se NATO nuk do të ndërhyjë, duke e konsideruar sigurinë e shoqërive perëndimore si shumë më të rëndësishme se Ukraina, që do të thotë se një konfrontim bërthamor do të shkatërronte Perëndimin në tërësi brenda kuadrit të doktrinës së Shkatërrimit të ndërsjelltë, që praktikisht asnjëherë nuk është pezulluar.
“Imagjinoni që Rusia të jetë e detyruar të përdorë armën më të tmerrshme kundër regjimit ukrainas, i cili ka kryer një akt agresioni në shkallë të gjerë, që është i rrezikshëm për vetë ekzistencën e shtetit tonë. Besoj se NATOja nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt edhe në këtë situatë”, theksoi Medvedev në një postim në rrjetet sociale.
Në fund të fundit, shton Medvedev, siguria e Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit është shumë më e rëndësishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut sesa fati i Ukrainës së zhdukur, për të cilën askush nuk ka nevojë, edhe nëse furnizohet me bollëk me armë të ndryshme.
“Furnizimi i armëve moderne është vetëm një biznes për vendet perëndimore, megjithatë, ka të bëjë kryesisht me urrejtjen ndaj nesh. Jo më! Demagogët e huaj dhe europianë nuk do të humbasin në një apokalips bërthamor. Prandaj, ata do të gëlltisin përdorimin e çdo arme në konfliktin aktual”, thotë Medvedev.
“Do të ishte mirë që ky përfundim i trishtuar të kuptohej të paktën pjesërisht nga autoritetet në Kiev. Mjerisht, kjo është pothuajse e pamundur. Ata janë në një furi të vazhdueshme lufte”, përfundon me ironi zyrtari rus postimin e tij.