“Guardian” Flet pa Doreza – Qeveritë Shkatërruan Brezin e Ri me Pandemi & Sanksione

/

Të rinjtë në Europë bënin një jetë tjetër para pandemisë dhe ishin njerëz krejtësisht të ndryshëm përsa i përket psiqikës, diçka që ndryshoi në mënyrë drastike me Covid-19, por edhe nga fakti se kur kufizimet u lehtësuan, kriza e kostos së jetesës, i fshiu financiarisht.

Pra, të njëjtat qeveri që i privuan nga jeta mes karantinimit të detyruar dhe mes masave kufizuese për dy vjet, për një dështim siç rezultoi pandemia, po ua mohojnë sërish të drejtën për të jetuar jetën ashtu siç duhet dhe duan, për shkak të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilat kanë shkaktuar rënie ekonomike të përmasave të pabesueshme, inflacion shpërthyes, si rezultat i të cilave brezi i ri nuk mund të jetojnë me dinjitet.

Theguardian.com, publikoi një artikull tronditës që fokusohet tek reduktimi i socializimit tek të rinjtë, në epokën e paspandemisë, që vjen jo vetëm për arsye psikologjike, por kryesisht ekonomike, sepse siç e dimë socializimi kushton.

Në fakt, ky artikull vlen për të gjithë të rinjtë në shoqëritë perëndimore.

Tronditëse të lexosh në këtë artikull atë se i riu nuk është i kënaqur, nuk ësht i lumtur dhe përfundimisht bëhet i rrezikshëm për veten dhe të tjerët dhe u drejtohet mënyrave vetëshkatërruese.

Është periudha më kritike në jetën e një personi, pasi pikërisht gjatë kësaj periudhe njerëzit bëjnë zgjedhjet që do t’i udhëheqin gjatë gjithë jetës së tyre.

Rinia është tani dhe kur mosha ikën, rinia ikën nuk kthehet më.

Artikulli nis me historinë e një infermiereje në Britani, 28 vjeçe, e quajtur Beth (që nuk është as emri i saj i vërtetë për arsye që vetkuptohen), e cila mund të jetë çdo grua europiane.

Jeta e saj është bërë e mjerueshme, pasi nuk është në gjendje të paguajë faturat e larta të energjisë, qeranë dhe shpenzime shtojcë, të shtuara artificialisht mes krizës.

Rrjedhimisht, miqësitë janë bërë të vështira për t’u menaxhuar, pasi ajo duhet të jetë shumë më selektive se me kë shpenzon kohë dhe para. “Përpiqem të shoh ata miq që do ta kuptojnë nëse thjesht porosis një meze apo anuloj në minutën e fundit për shkak të financave, pasi është e turpshme”, thotë ajo. “Dhe në fund të fundit, sa më shumë them jo për të dalë me miqtë e mi, për shkak se më mungojnë financat, aq më shumë distancohem prej tyre dhe mbetem vetëm”, shton ajo gjatë intervistët.

Artikulli prek diçka tjetër po aq të rëndësishme. Një i ri për të jetuar, si i ri dhe i pavarur, duhet të ketë vendbanimin e tij, por kjo kushton. Vërtet, sa të rinj në Europë mund të jetojnë tani në apartamentin e tyre me qira të larta, fatura të larta të energjisë elektrike dhe mbi të gjitha me paga qesharake?

Vlera reale e pagës së punëtorëve në Britaninë e Madhe po bie me ritmin më të shpejtë në 20 vjet, pasi rritja e pagave nuk po tejkalon inflacionin, i cili ka arritur në 9.9%.

Në gusht u raportua se të ardhurat e disponueshme të një familjeje mesatare kishin rënë me 16.5%. Si rezultat, dy në pesë thonë se po reduktojnë të hanë jashtë, nuk do të udhëtojnë dhe nuk do të dalin me miqtë e tyre jashtë shtëpie.

Rritja e kostove të karburantit e bën të vështirë udhëtimin për të parë miqtë, veçanërisht për ata që jetojnë jashtë qyteteve dhe nuk kanë akses në transportin e shpeshtë publik. Për më tepër, pijet dhe restorantet po rrisin çmimet e tyre, me çmimin mesatar të një pije që rritet me më shumë se 7% nga viti 2020.

Çfarë mund të thonë të rinjtë në Europë që paguajnë benzinën me çmimin e “shampanjës” dhe lëvizin makinën me “avujt” e benzinës dhe “dritën” ndezur për ditë të tëra.

Beth nuk është e vetmja, jeta shoqërore dikur e gjallë e së cilës është zhdukur, vazhdon artikulli i theguardian.com.

“Më është dashur të mos shkoj më në pijetore çdo javë, sepse nuk kam mundësi të paguaj” thotë Anna 33 vjeç. “Kam filluar një punë të re shtatorin e kaluar dhe nuk kam qenë në gjendje të dal për një pije të premten dhe kështu jam larguar përfundimisht nga rrethi im i miqve” shton ajo.

Kate Pickett, një epidemiologe dhe bashkëautore e “The Spirit Level”, thotë se fakti që njerëzit nuk mund të përballojnë të shoqërohen duhet të jetë një shkak serioz për shqetësim. “Lidhjet mes nesh janë një pjesë e madhe e shëndetit tonë mendor dhe fizik. Ka studime afatgjata që tregojnë se të mos kesh miq është po aq e keqe për shëndetin sa edhe pirja e duhanit”, thekson ajo.

Sipas një sondazhi të fundit, gati një e treta e britanikëve kanë refuzuar ftesat e dasmës për shkak të krizës së kostos së jetesës.

“Ne duhet të shqetësohemi vërtet për adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët kanë pasur një kohë izolimi gjatë pandemisë dhe një përvojë shumë të ndryshme socializimi”, thotë Pickett. “Tranzicioni normal drejt moshës madhore, ose do të vonohet për ta, ose nuk do të ndodhë fare”.

Kriza e kostos së jetesës ka bërë që më shumë njerëz që të flasin sinqerisht për financat me partnerët e tyre. “Isha në lidhje me një avokate, ajo më sugjeronte të dilnim për ushqim dhe pije në bare”, thotë Amit, një mësues 30-vjeçar nga Londra. “U detyrova të flas qartë dhe t’i them se nuk mund ta përballoja financiarisht. Kështu që kur takoheshim shkonim për një shëtitje në park dhe vetëm kaq, derisa u ndamë.” Dhe sigurisht që Amit nuk është i vetmi që ndihet dhe vepron kështu.

Për të tjerët, të cilët ngurojnë të flasin për financat, kriza e kostos së jetesës i ka bërë që të heqin dorë fare nga takimet me miqtë.

Anna fshiu të gjitha aplikacionet e takimeve nga telefoni i saj në janar pasi një takim i dështuar i kushtoi asaj më shumë se 100 £ vetëm në pije. “Nuk mund t’i them kurrë dikujt se jam pak e privuar nga financat, sepse kam frikë mos më mendojnë për cingune”, thotë Anna.

Për shumë njerëz, moti më i ngrohtë gjatë muajve të verës e lehtësoi presionin.

“Unë takohesha me miqtë një ose dy herë në muaj për një film ose teatër ose ndonjë aktivitet tjetër, për darkë dhe pije”, thotë Mohamed, një konsulent IT 38-vjeçar. “Kjo ka ndryshuar dhe ne shkojmë piknik në një park, ku secili sjell ushqim të gatuar nga shtëpia dhe kontribuon për të blerë një shishe verë të lirë. Tani, kjo mënyrë takimi sjell miqtë së bashku, duke kursyer koston e takimit në një bar apo restorant. Por jam i shqetësuar për dimrin, edhe jo vetëm sepse inflacioni ka gjasa të rritet, por për shkak të motit nuk mund të qëndrojmë jashtë. Ne të gjithë banojmë në shtëpi të vogla, kështu që është e vështirë t’i sjellësh njerëzit në shtëpi. Kam frikë më shumë nga ndikimi që do të ketë kjo situatë tek ata që janë më të izoluar dhe introvertë”, thotë ai.

Me njerëzit që me të drejtë i japin përparësi ushqimit dhe ngrohjes së shtëpive të tyre në vend të shoqërimit, vetmia tashmë është në nivele epidemike dhe do të përkeqësohet edhe më shumë.

“Është e rëndësishme të mbani mend se vetmia nuk është njësoj si të ndjeheni vetëm”, thotë Pickett. “Mund të ketë mjaft të rinj që nuk mund të largohen nga shtëpia e familjes së tyre tani dhe nuk janë vetëm, por atyre u mungon lloji i kontaktit që është i rëndësishëm për mirëqenien e tyre”, shton Pickett.

Psikologia Natasha Portman është dakord me idenë se, “Është e vështirë për njerëzit që të flasin hapur për paratë. Kjo është për shkak se shqetësimet për para janë të lidhura me shumë ndjenja dhe emocione komplekse, të tilla si faji, turpi dhe sikleti, si dhe ndjenja e të qenit jo mjaftueshëm i aftë. Për disa njerëz, kjo shkon në rrënjë të identitetit të tyre”, shpjegon ajo.

“Ka një presion të madh nga Media Sociale për të treguar se ne po jetojmë një jetë argëtuese”, thotë Pickett. “Njerëzit ndihen të turpëruar që nuk mund të marrin pjesë në llojin e jetës shoqërore që kanë miqtë e tyre, ndërkohë që vetëvlerësimi i tyre bie, kjo i bën që të mbyllen dhe kjo ka pasoja të parikuperueshme”.

Ndërsa kriza e kostos së jetesës vazhdon të pllakosë, dalja jashtë do të shihet gjithnjë e më shumë si një luks. Por nuk duhet të jetë kështu. Siç thotë Pickett: “Socializimi nuk është një detaj i jetës, por është mënyra sesi ne njerëzit funksionojmë dhe lulëzojmë si qenie njerëzore. Qeveritë në politikat e tyre duhet të kenë parasysh se po u shkatërrojnë të ardhmen të rinjve, sidomos”.

2 Comments

  1. E dhimbshme!
    Politika e udhëhequr nga një grup,po shkatërron!
    Këta shkatërrues të shkolluar, nuk do të japin llogari një ditë?
    Po t’i lemë rehat,nuk do të japin!!!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

TV Propaganda do të Shfaqë "Buletinin e Energjisë" - Fillon nga Franca e "Nxënësit të Mësueses"

Next Story

50 Hebrenjtë me më Shumë Inluencë për Vitin 2022

Latest from Info