Sulmohet Konsullata Ruse në New York (me bojë…)

/

Akte vandalizmi në Konsullatën Ruse në New York, që siç tregon edhe video, nuk ruhet nga policia lokale, as ajo shtetërore, gjë që nuk ndodh me konsullatat dhe ambasadat e vendeve të tjera.

Kamerat e sigurisë së godinës, që u transmetuan nga “Russia Today” (por që mast.al e mori nga gjetiu, pasi kjo Media është e çensuruar në rajonin ku jetojmë dhe aktivizohemi), tregojnë një vandal me kapuç që i afrohet godinës së Konsullatës së Përgjithshme të Federatës Ruse në New York dhe fillon ta spërkatë me bojë të kuqe, me një pompë dore lyerje. Kryen të gjithë vandalizmin pa e ndaluar njeri, pa e ngacmuar askush dhe pasi përfundon misionin që kish marrë përsipër, largohet tejet i pashqetësuar dhe me hap thuajse të ngadaltë.

Sipas një prej nënpunësve, Policia e New York-ut nuk e ruan zonën ku ndodhet trupi diplomatik rus dhe gjithashtu godina nuk ka kabinë shërbimi sigurie si të gjithë trupat e tjerë diplomatikë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Humbja e Diplomacisë së SHBA në OKB

Next Story

NATO po Tërhiqet Përballë Një Rusie që Kërcënon Hapur

Latest from Info